Lajme

Kosova dhe Maqedonia e Veriut nga sot me pika të përbashkëta të kalimit kufitar

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 18 September 2023

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se nga sot, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të kenë pika të përbashkëta të kalimit kufitar.

Sveçla deklaroi se pika e përbashkët kufitare do të jetë Han i Elezit-Bllacë.

“Duke marrë parasysh marrëdhëniet miqësore, bazuar në vlerat e barazisë dhe me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit rajonal, sot kam nënshkruar marrëveshjen e cila do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, “Han i Elezit – Bllacë” dhe “Glloboqicë-Jazhincë”, ka njoftuar Sveçla.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera