Lajme

Kosova dhe Maqedonia e Veriut me memorandum për furnizim me energji

Autori: Gazeta inFokus 21:45 | 31 March 2023

Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi në mes të dy prodhuesve më të mëdhenj të energjisë elektrike në të dyja vendet.

Ky bashkëpunim u bë ndërmjet Korporatës Energjetike të Kosovës dhe ShA ESM (Centralet Elektrike të Maqedonisë së Veriut – EMV).

Në këtë bashkëpunim përfshihen disa fusha si shkëmbimi i njohurive dhe përvojave në lidhje me diversifikimin e teknologjive për prodhim dhe përgatitjes së planeve të përbashkëta për tejkalimin e situatave të jashtëzakonshme energjetike.

-Advertisement-

“ Shkëmbimit të njohurive dhe përvojës në lidhje me diversifikimin e teknologjive për prodhim, palët synojnë të fokusohen në shqyrtimin e të gjitha opsioneve të disponueshme për shkëmbimin e qymyrit me energjinë elektrike, bashkëpunimin profesional, sigurimin e shkëmbimit sa më efikas të energjisë dhe burimeve në lidhje me prodhimin e energjisë elektrike përmes optimizimit të prodhimit dhe përgatitjes së planeve të përbashkëta për tejkalimin e situatave të jashtëzakonshme energjetike dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët” thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se ky bashkëpunim bëhet me qëllim të sigurimit të furnizimit të pandërprerë me energji elektrike në Republikën e Kosovës dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Kriza energjetike ndikoi në të dy vendet duke qenë se janë të varura nga importi i energjisë elektrike dhe për të siguruar prodhim të qëndrueshëm të energjisë elektrike dhe termike gjatë krizës, u bënë përpjekje shtesë për funksionimin efikas dhe të pandërprerë të njësive prodhuese. Prandaj, ky memorandum do të ndikoj pozitivisht në uljen e varësisë nga importi i energjisë elektrike për të dyja vendet” thuhet në njoftim.

Ministria e Ekonomisë së Republikës së Kosovës dhe Ministria e Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 16 shtator 2021.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera