Kosova, me apo pa kryeministër konsensual?
Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 18 July 2017
Vonimi i seancës konstituive e Kuvendit të Kosovës ka krijuar konfuzitet lidhur me atë se cila do të jetë formula e ardhshme qeverisëse në Kosovë.
Mundësia për një kryeministër konsensual i gjen të ndarë në qëndrime njohësit e çështjeve politike në vend.Profesori Mazllum Baraliu, për KosovaPress tha se Qeveria e re e Kosovës do të formohet varësisht nga gatishmëria eventuale e subjekteve politike për konsensus.Ai u shpreh se klasa politike në Kosovë duhet të reflektojë seriozisht dhe të arrijë të formojë sa më shpejtë Qeverinë pasi që sipas tij, Kosova ka para vetes shumë çështje për të zgjidhur. Ndërkaq Baraliu shprehet skeptik lidhur me qëndrueshmërinë që do të ofronte Qeveria e PAN-it. “Gjasat janë të tilla dhe të atij niveli çfarë është gatishmëria eventuale për konsensus, për marrëveshje paraprake të forcave politike të klasës politike në Kosovë. Nëse koalicioni PAN nuk arrin që të sigurojë shumicën e deputetëve, e kjo shumicë për hir të realitetit edhe kështu, po të sigurohej, do të ishte një shumicë fragjile e cila nuk mund të prodhojë stabilitet afatgjatë dhe kohezion e efektivitet qeverisës. 5’..”Që të mos shkohet në zgjedhje të parakohshme të cilat përndryshe para një apo dy muajve i provuam, atëherë duhet që kjo klasë politike të reflektojë seriozisht dhe të arrijë një konsensus për të gjetur një solucion kominatorik në kuptimin më pozitiv dhe dinamik të fjalës për të gjetur një Qeveri konsensuale me përfaqësues nga të gjitha spektret, jo vetëm nga klasa politike por edhe nga shoqëria civile, akademike dhe nga teknokracia, nga ekspertizat e ndryshme, në mënyrë që të mos humbasim kohë dhe para sepse Kosova ka para vetes shumë detyra dhe probleme shumëdimensionale për të zgjidhur” tha ai.
Sipas Baraliut, një kryeministër konsensual do të ishte zgjidhja më e mirë për Kosovën. Siç tha ai, Qeveria është forcë lëvizëse e çdo ekzekutivi, shteti dhe shoqërie, dhe në këtë mënyrë, me një qeverisje të tillë, do të krijoheshin mundësitë që në krye të detyrave të vendoseshin njerëzit më të kualifikuar për ta çuar vendin përpara. “Po, sigurisht se është zgjidhja më e mirë dhe më gjithëpërfshirëse. Në rast të tillë, të një qeverie konsensuale do të kishim përfaqësues të të gjitha forcave politike. Do të duhet nënkuptuar që t’i kemi të gjithë njerëzit më reprezentativë në kuptimin edhe të cilësisë, ndershmërisë dhe të meritës, të vlerave, angazhimit dhe sakrificës, për të bërë një qeverisje e cila do të jetë efikase, e pa korruptuar, do të jetë gjithëpërfshirëse dhe e përkushtuar skajshmërisht që të bëjë detyrën e saj… Do të duhej që ndoshta eksponentët politik të klasës politike në Kosovë të heqin dorë nga disa ambicie të tyre personale, grupore, partiake dhe të vejnë interesin e Kosovës, pra interesin e përgjithshëm motiletar të shumicës qytetare, mbi interesat e tyre personale, partikulare dhe partiake”, tha ai.
Në anën tjetër, formimi i Qeverisë me konsensus llogaritet të jetë i pamundur nga Artan Murati, nga Instituti Demokratik i Kosovës.Sipas tij, kjo varet edhe nga fakti se si do të shkojë puna në votimin e parë.“Për momentin si jemi, unë nuk e shoh të mundur ose nuk e shoh një mundësi reale për të pasur një kryeministër ose një kandidat për kryeministër konsensual, pasi që po shihet se partitë politike apo subjektet politike, koalicionet në përgjithësi, nuk është se kanë lëvizur nga pozicionet e tyre fillestare qysh nga certifikimi i zgjedhjeve”, tha ai.
Murati konsideron se me gjithë amullinë që është krijuar lidhur me numrat, PAN-i mund edhe të ndërrojë mendje në momentin e fundit. “PAN veç insiston me zotëri Haradinajn, në skenarin e parë të cilin tani më veç e kanë bërë të qartë. Me vet faktin se deri më tani është krijuar një konfuzion nëse ka qëndrime të ndryshme nëse ekzistojnë numrat apo jo, PAN-i ndoshta edhe mund të ndërroj mendje në momentin e fundit”, thotë ai.
Ndryshe, koalicioni PAN ka mandatar Ramush Haradinajn, për të formuar Qeverinë e re. Nga ky koalicion deri tani ka pasur deklarata se i kanë numrat e nevojshëm për zgjedhjen e Haradinajt për kryeministër. Megjithatë, gjatë ditës së djeshme sekretari i përgjithshëm i AAK-së Blerim Kuçi ka deklaruar se janë në proces të sigurimit të votave nga subjektet e tjera politike, duke hedhur poshtë kështu deklaratat e bashkëpartiakëve të tij dhe partnerëve të koalicionit.Ndërsa, mbetet ende e paqartë data se kur do të konstituohet Kuvendi i ri, proces ky i cili duhet të marrë dritën e gjelbër nga Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ish- kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...