Lajme

Kosova anëtarësohet në Komitetin e Mjekëve Evropian

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 10 November 2018

Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se Asambleja e Përgjithshme e Komitetit të Përhershëm të Mjekëve Evropian ka miratuar anëtarësimin e Republikës së Kosovës, të përfaqësuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës, si anëtare vëzhguese, me status të barabartë me të gjitha shtetet që nuk janë anëtare të BE-së.

OMK nëpërmjet një komunikate thotë se përkundër vështirësive, sfidave dhe pengesave në këtë proces, puna, mundi dhe angazhimi i OMK-së ka sjellë rezultat konkret në forcim të përfaqësimit ndërkombëtar dhe marrëdhënieve me organizatat simotra.

“Shfrytëzojmë rastin që t’i falënderojmë të gjitha delegacionet e shteteve që kanë përkrahur anëtarësimin tonë në këtë organizatë ndërkombëtare. Po ashtu falënderojmë institucionet shtetërore të Republikës Kosovës, që kanë dhënë përkrahjen për pjesëmarrje në këtë proces”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Përndryshe, dje Oda e Mjekëve ka njoftuar se Serbia po pengon anëtarësimin e OMK në Komitetin e Përhershëm të Mjekëve Evropian, duke kërkuar që në takimin e sotëm mos të shqyrtohet kërkesa e OMK për anëtarësim.

mjeke

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera