Kosova 1 vjet nën masa të BE-së
Autori: Gazeta inFokus 07:57 | 05 June 2024
Kosova vazhdon të jetë në pritje të raportit të përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josef Borrel dhe të qartësohet përfundimisht se a do t’i hiqen a jo masat ndëshkuese. Edhe më tej nuk dihet se kur do të publikohet ky raport. Por dihet se BE-ja ka bërë të qartë se në raport do të përfshihet edhe aksioni i palës kosovare për mbylljen e filialeve të Bankës Postare të Serbisë në veri të Kosovës.
Deputeti i partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje Armend Muja thotë masat e vendosura padrejtësisht ndaj Kosovës duhet të hiqen.“Kosova u përball me dy masa një nga BE-ja, tjetra nga opozita me bllokimin e marrëveshjeve ndërkombëtare pra i kishim dy masa tash marrëveshjet ndërkombëtare u zhbllokuan kanë mbetur masat e BE-së të cilat duhen hequr sepse janë të vendosura padrejtësisht”, Muja për RTV21.
Në anën tjetër, deputeti i PDK-së opozitare, Ferat Shala, e fajësoi kryeministrin Kurti për masat ndëshkuese ndaj Kosovës. Sipas tij, keqqeverisja e tij i ka sjellë vendit humbje qindra milionëshe.
“Humbjet janë kryesisht nëpër komuna, kemi humbur shumë pasi që me ato mjete do të mirëmbaheshin lumnjt, do të ndërtoheshin shkolla e shumë e shumë projekte të tjera infrastrukturore”, tha Shala.
Përderisa Kosova vazhdon të jetë nën masa ndëshkuese të BE-së, u rihap çështja e hapjes së urës së Ibrit. Deputeti i Vetëvendosjes Muja la të kuptohet se një gjë e tillë do të ndodhë së shpejti.
“ Unë e di që së shpejti do të ketë punime në lagjen e Boshnjakëve dhe do të nevojitet të hapet rruga për lëvizje pasi që shqiptarët në Kroin e Vitakut dhe Kodrës së Minatorëve kanë kogja distancë deri në qendër, ndërsa ideja e BE-së është për të ndërtuar ura dhe paqe prandaj lëvizja e lirë është një nga shtyllat kryesore të BE-së”, tha Muja.
Në lidhje me urën mbi Ibër deputeti i PDK-sët Shala tha se Kosova duhet të koordinohet me partnerët ndërkombëtar. Në të kundërtën, sipas tij, izolimi i vendit dhe sanksionet do të vazhdojnë
“ Kosova të gjitha muret i ka rrënuar me ndihmën e aleatëve ndërkombëtar dhe në bashkëpunim me ta, prandaj çdo veprim i njëanshëm do të jetë me pasoja për vendin”, shtoi Muja.
Të tjera
-
“Temperaturat pritet të bien goxha si shumë”, parashikimi i motit për këtë javë
Meteorologu Mendim Rugova paralajmëroi se “temperaturat pritet të bien goxha ...
-
Votimi me postë, Ambasada e Kosovës në ShBA publikon udhëzuesin me hapat që duhet ndjekur për ta dërguar fletëvotimin
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar udhëzuesin...
-
Ambasada e ShBA-së mirëpret nisjen e fushatës zgjedhore në Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka mirëpitur hapjen e...
-
KQZ e akrediton grupin e parë të vëzhguesve të partive politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka akredituar grupin e parë të vëzhguesve të...
-
Hamza viziton Kooperativën Bujqësore “Krusha”, premton mbështetje
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ...
-
Prokuroria e Ferizajt gjatë vitit 2024 ngriti 231 aktakuza për dhunë në familje
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë vitit 2024 ka pranuar 275 kallëzime pe...
-
Dridhet Japonia – tërmet me magnitudë 6.6
Një tërmet me magnitudë 6.6 ka tronditur ishullin Kyushu në Japoninë jugperën...
-
KQZ e akrediton grupin e parë të vëzhguesve të partive politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka akredituar grupin e parë të vëzhguesve të...
-
Rrezarta Krasniqi e bindur: 500 mijë vota për Vetëvendosjen është një ëndërr e parealizueshme
“Ëndërr të parealizueshme” e konsideron deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi...
-
“Përmes Klinës drejt një Kosove më të fuqishme”- Dervishaj publikon momente të jashtëzakonshme nga Klina
Kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga Partia Demokratike e Kosov...
-
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria ka edhe 72 dëshmitarë
Ekipi i prokurorëve në rastin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare, Has...
-
BE ofron 140 milionë euro ndihmë humanitare për Ukrainën
Komisioni Evropian njoftoi sot një paketë të re të ndihmës humanitare me vler...