Lajme

Kosnett kritikon ashpër Haradinajn për emërimin e Sylejman Selimit si këshilltar

Autori: Gazeta inFokus 20:54 | 06 February 2019

Ambasadori amerikan, Phiolip Kosnett, ka kritikuar emërimin e ish-komandantit Sylejman Selimi si këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në Twitter, Kosnett ka shkruar se kriminelët e dënuar të luftës nuk kanë vend në qeverinë e Kosovës, përderisa ka shpërndarë një artikull të YIHR ku dënohet emërimi i Selimit.

“Liderët e të gjitha partive duhet të ndalojnë mbështetjen për individë të tillë. Mbështetja e tillë vë në dyshim angazhimin e Kosovës për sundimin e ligjit. Jam i kënaqur që po shoh grupe të komuniteteve të ndryshme që kanë ngritur zërin lidhur me këtë çështje” ka shkruar Kosnett.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera