Lajme

Kositësi i Vushtrrisë

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 19 June 2019

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka vendosur ti hyjë një pune jo fort të lehtë.

Aq më tepër kur temperaturat po shënojnë maksimalet.

Së fundmi Tahiri ka blerë 6 kositëse të barit për nevoja të institucionit që drejton.

-Advertisement-

Për këtë paraprakisht Komuna e Vushtrisë hapi një tender për furnizim me pajisje për kositjen e barit.

Kontrata ka të bëjë me furnizim me kositës motorike në vlerë prej 2,130 euro.

Tenderin për furnizim me kosa bari e ka fituar kompania “Arda” SH.P.K.

Edhe gjatë fushatës elektorale Xhafer Tahiri ka premtuar se prioritet i punës së tij do të jetë zhvillimi i bujqësisë.

Madje nuk ka hezituar të vizitoj bujqit e kësaj ane e të premtoj kushte më të mira për ta.

Pas blerjes së këtyre kosave mos u çuditni nëse arave të Vushtrrisë e shihni Xhafer Tahirin duke kositur të mbjellat bujqësore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera