Lajme

Korrektësia e ish-ministres, ia dorëzon detyrën zyrtarisht ministrit të ri

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 05 June 2020

Edhe gjatë ditës së sotme janë bërë pranimi i detyrave nga ana e ministrave të rinjt të Qeverisë “Hoti”, raporton IndeksOnline.

Ndonëse të gjithë ministrat nga Vetëvendosje nuk kanë dorëzuar detyrën, përjashtim këtu bën ish ministrja Emilija Redžepi, e cila kishte lidhur koalicion me partinë e Albin Kurtit.

Ajo sot i ka dorëzuar mandatin dhe detyrat e kryera gjatë qeverisjes së saj me këtë ministri, Goran Rakiq, ministër nga radhët e Listës Serbe, i cili do të udhëheq me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

-Advertisement-

Vlenë të theksohet se ministrja Redžepi, është shquar gjatë mandatit të saj, për raportet e afërta që ka pasur me 38 komunat e Kosovës.

E po ashtu ajo ishte ndër ministret më aktive, gjatë kohës së pandemisë Covid-19, duke vizituar dhe ofruar përkrahje për të gjitha komunat e Kosovës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera