Sport

Koronavirusi, shtyhet gara e Tajlandës në MotoGP

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 02 March 2020

Shpërthimi i koronavirusit në disa vende të botës, ka bërë që jetë publike në disa vende paralizohet. Gjithashtu, vende të ndryshme kanë ndërprerë fluturimet ndërkombëtare me vendet e prekura, ndërsa këto të fundit janë futur në karantinë për shkak të koronavirusit.
Pasojat po i vuan edhe bota e sportit. Çmimi i Madh në MotoGP, që do të mbahej në 22 mars në Tajlandë është shtyrë për një kohë të pacaktuar, tha zëvendëskryeministri tailandez, njofton BBC.

Shkak është bërë përhapja e shpejt e koronavirusit në disa vende të tjera aziatike, që janë afër me Kinën, vendi ku shpërtheu epidemia. Ndërkohë në Itali, janë pezulluar pjesërisht garat sportive, mes tyre dhe ndeshja mes Juventus dhe Inter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera