Koronavirusi i ri i gjetur te lakuriqët e natës është rezistues ndaj vaksinave
Autori: Gazeta inFokus 07:10 | 28 September 2022
Te lakuriqët e natës u zbulua një koronavirus i ri, i cili mund të shkaktojë probleme të reja. Ai mund të infektojë qelizat njerëzore dhe tashmë është në gjendje të anashkalojë mbrojtjen imune nga vaksinat kundër COVID.
Sipas një raporti në revistën PLoS Pathogens, shkencëtarët e udhëhequr nga Michael Letko, një asistent profesor në Shkollën Paul G. Allen për Shëndetin Global në Universitetin Shtetëror të Uashingtonit, kanë gjetur një grup koronavirusi të ngjashëm me SARS-CoV-2, të cilat fillimisht u zbuluan në vitin 2020 te lakuriqët e natës në Rusi.
Në atë kohë, ata nuk mendonin se virusi, i cili u quajt Khosta-2, përbënte një kërcënim për njerëzit.
Megjithatë, kur ekipi i Letkos bëri një analizë më të kujdesshme, ata zbuluan se virusi mund të infektojë qelizat njerëzore në laborator, shenja e parë paralajmëruese se mund të bëhet një kërcënim i mundshëm për shëndetin.
Një virus i lidhur gjithashtu i gjetur në lakuriqët rusë, Khosta-1, nuk mund të hynte lehtësisht në qelizat njerëzore, por Khosta-2 mund.
Khosta-2 lidhet me të njëjtën proteinë, ACE2, që SARS-CoV-2 përdor për të hyrë në qelizat njerëzore.
“Receptorët në qelizat njerëzore janë mënyra se si viruset hyjnë në qeliza”, thotë Letko.
“Nëse virusi nuk mund të hyjë nga dera, atëherë nuk mund të hyjë as në qelizë dhe është e vështirë të vendoset ndonjë lloj infeksioni”, shtoi ai.
Megjithatë, Khosta-2 nuk duket se e ka këtë problem, pasi duket se infekton lehtësisht qelizat e njeriut.
Akoma më shqetësues është fakti se kur Letko kombinoi serumin e personave që ishin vaksinuar kundër COVID me Khosta-2, antitrupat në serum nuk e neutralizuan virusin. E njëjta gjë ndodhi kur kombinuan virusin Khosta-2 me serumin e njerëzve që ishin shëruar nga infeksioni me variantin omicron.
“Nuk duam të trembim askënd dhe të themi se ky është një virus plotësisht rezistues ndaj vaksinës”, thotë Letko.
“Por fakti shqetësues është se ka viruse që qarkullojnë në natyrë që kanë këto veti – ata mund të lidhen me receptorët njerëzorë dhe nuk neutralizohen nga përgjigjet aktuale ndaj vaksinës”, shtoi ai, raporton Time.
Lajmi i mirë është se studimet e Letkos tregojnë se, ashtu si varianti omikron i SARS-CoV-2, Khosta-2 nuk duket të ketë gjene që do të sugjeronin se mund të shkaktojë sëmundje serioze te njerëzit. Por kjo mund të ndryshojë nëse Khosta-2 fillon të qarkullojë më gjerësisht dhe të përzihet me gjenet nga SARS-CoV-2.
“Një nga gjërat që na shqetëson është se kur koronaviruset e lidhur hyjnë në të njëjtën kafshë dhe në të njëjtat qeliza, ata mund të rikombinohen dhe një virus i ri mund të lindë prej tyre”, thotë Letko.
Gjetjet vijnë pasi një grup pune i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) raporton se një përgjigje e qëndrueshme ndaj pandemisë Covid-19 në formën e testimit, vaksinimit dhe trajtimit po vonohet.
Me imunitetin më të ulët global ndaj virusit aktual SARS-CoV-2, lufta kundër të gjithë patogjenëve të rinj, përfshirë koronaviruset e rinj si Khosta-2, bëhet më e vështirë.
Sipas të dhënave të fundit të mbledhura nga OBSH, një e katërta e njerëzve në mbarë botën nuk e kanë marrë ende dozën e parë të vaksinës kundër COVID.
Të tjera
-
“Orhan PamBukut”- Nagavci u bë “meme” për huqjen e mbiemrit të shkrimtarit turk me të cilin darkoi Kurti
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, dëshmoi dje se s’e di saktë mbiemrin e ...
-
13-vjeçari nga Vushtrria është haxhiu më i ri nga Kosova
Bashkësia Islame e Kosovës ka publikuar foton e një 13-vjeçari, ku ka bërë me...
-
Fituese u shpall kompania më e shtrenjtë, pezullohet tenderi për renovimin e stadiumit të Gjilanit
Tenderi për renovimin e stadiumit të qytetit të Gjilanit është pezulluar. ...
-
Në Qershorin e Lirisë, Haradinaj përkujton heroizmin e luftëtarëve të UÇK-së
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar ...
-
Sot mblidhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot nga ora 13:30 do të mbajë mbledhjen e radh...
-
Putin: Ne mund të furnizojmë me armë për të sulmuar vendet e NATO-s
“Ne mund të furnizojmë me raketa që godasin vendet e NATO-s në përgjigje të s...
-
Gjykata e Apelit në Gjeorgji ka pezulluar përkohësisht procesin kundër Trump
Një gjykatë apeli ka pezulluar një gjyq penal të Gjeorgjisë kundër ish-presid...
-
Mbahen sot zgjedhjet për Parlamentin Europian në 27 vende të BE-së. Kush ka të drejtë vote
Rreth 373 milionë shtetas të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të m...
-
Përplaset treni në Çeki, raportohen 4 të vdekur dhe plagosen 26 të tjerë
Katër persona vdiqën dhe 26 të tjerë u plagosën kur një tren pasagjerësh dhe ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor për “Thaçin dhe të tjerët”
Vazhdon edhe sot procesi gjyqësor në rastin “Thaçi dhe të tjerët” në Hagë. ...
-
Para katër vjetësh Qeveria Hoti hoqi reciprocitetin ndaj Serbisë
Sot bëhen katër vjet qëkur Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Avdullah Hoti hoq...
-
Moti sot, temperatura maksimale arrin në 29 gradë
Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të nivelit të mesëm të Tro...