Lajme

Koronavirusi i merr jetën artistit të madh shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 05 May 2021

Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid 19 artisti i madh shqiptar Guljelm Radoja.

Ai ka ndërruar jetë në spitalin Covid 2 në Tiranë, ku po mbahej i intubuar.

Fillimisht aktori 76-vjeçar ishte shtruar në spitalin rajonal të Durrësit, një repart i të cilit trajtonte rastet Covid, dhe më pas u soll në spitalin Shefqet Ndroqi në gjendje të rënduar, në intubim.

-Advertisement-

Ai nuk ka mundur që të fitojë dot betejën me Covid, dhe është shuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera