Lajme

“Korniza e re e dialogut”, opinione të kundërta në Kosovë dhe Serbi

Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 17 September 2022

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se në takim me diplomatët evropianë ka përsëritur se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, por se është e gatshme për zgjidhje kompromisi, por ai nuk ka dhënë detaje se çfarë nënkupton me zgjidhje kompromisi.

Paralajmërimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për një kornizë të re të dialogut ka nxitur reagimet të shumta.

Për një mundësi të tillë ekzistojnë vlerësime të kundërta në Kosovë dhe Serbi.

-Advertisement-

Angazhimin në mbështetje të Lajçakut të këshilltarëve gjermanë dhe francezë, si dhe emisarit amerikan, analisti serb Dushan Janjiq e sheh si formë të re të dialogut.

“Lajçak nuk ka të drejtë. Nëse ju merrni këshilltarë të veçantë, de facto ky është një format i ri i dialogut. Nëse ai vjen me Escobar, vjen me njerëzit e tjerë, kjo është e vërtetë. Kjo nuk e ndryshon mënyrën e burokracisë dhe në këtë mënyrë formati përcaktohet me rezolutën e Asamblesë së OKB-së”

‘Ndoshta nuk kam të drejtë. Mbase Vuçiq edhe është i çmendur. Por, siç e kuptova, edhe këshilltarët specialë po vijnë me Lajçakun, para së gjithash për të mbuluar besueshmërinë e tij dhe për ta bërë këtë dialog më produktiv se tani”, tha Janjiq, për RTV Dukagjini.

Megjithatë, në Kosovë përmendja e një kornize të re të dialogut shihet si tendencë negative.

Profesori Seb Bytyqi thotë se Vuçiq po e thotë këtë për të penguar të zvarritur dialogun.

“Është një përpjekje e presidentit Vuçiq për të ndikuar dialogun për të penguar negocimin mes Kosovës dhe Serbisë, sepse pretendon që i janë ofruar kushte më të mira Serbisë, dhe kështu dëshiron që një marrëveshje e propozuar të jetë e tillë që i ofron kushte më të mira Serbisë”.

Bytyqi ka shtuar se “një status i veçantë për veriun është ajo që kërkon Serbia dhe kjo mund të jetë ajo pse Vuçiq ka thënë ashtu”.

Takimet e shpeshta pa ndonjë zgjidhje konkrete, po shihen si të tepërta nga njohësit e këtij procesi.

Ata thonë se takimet e radhës të nivelit të lartë duhet të zhvillohen me propozime konkrete nga të dyja palët në dialog dhe BE-së si ndërmjetës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera