Koreja e Veriut: S’bisedojmë me Amerikën, pa i pranuar pa kushte kërkesat tona
Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 11 January 2020
Koreja e Veriut njoftoi të shtunën se nuk do të rifillojë bisedimet bërthamore nëse Shtetet e Bashkuara nuk pranojnë pa kushte kërkesat e saj.
Agjencisë Qendrore e Lajmeve koreane citonte zëvendës ministrin e Jashtëm të Koresë së Veriut Kim Kye Gwan të ketë thënë se “Pheniani ka humbur shumë kohë me SHBA-në për më shumë se një vit e gjysmë”.
Kim shtoi se marrëdhënia e Kim Jong Un-it me Presidentin amerikan Donald Trump mbetet pozitive, duke përmendur urimin që mori së fundmi udhëheqësi i Phenianit nga zoti Trump me rastin e ditëlindjes.
Por ai shtoi se Koreja e Veriut nuk do të marrë vendime bazuar në marrëdhëniet personale.
Sipas Kim që dialogu të ndodhë, SHBA-ja duhet të pranojë pa kushte kërkesat e Phenianit.
Por diplomati i Koresë së Veriut nuk foli konkretisht se cfarë kërkon Pheniani.
Pheniani është ankuar rregullisht për sanksionet amerikane e ndërkombëtare, si dhe ushtrimet e përbashkëta ushtarake mes SHBA-së e Koresë së Jugut si dhe shitjen e armëve.
Bisedimet SHBA-Kore e Veriut janë ndërprerë që nga muaji shkurti, pas takimit të dështuar mes udhëheqësve të të dy vendeve në Hanoi. Palët nuk ranë dakort mbi hapat që duhen ndjekur për lehtësimin nga sanksionet me qëllim çarmatimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...