Koreja e Veriut dërgon pesë dronë në Kore të Jugut

Autori: Gazeta inFokus
14:54 | 26 December 2022
Zyrtarë ushtarakë të Koresë së Jugut kanë thënë se Koreja e Veriut i ka dërguar pesë dronë përtej kufirit mes dy vendeve.
Sipas shefave të stafit ushtarak, dronët e shkelën hapësirën ajrore të Koresë së Jugut në zonat kufitare përreth provincës Gieongji.
Një dron madje arriti deri në veri të kryeqytetit Seul para se të kthehej sërish përtej kufirit, në Kore të Veriut.
Koreja e Veriut nisi edhe avionë dhe helikopterë sulmues, por rreth 100 fishekët e gjuajtur nga helikopterët e Koresë së Jugut nuk arritën t’i rrëzonin ata.
Një zyrtar ushtarak i Koresë së Jugut tha se ata më vonë humbën gjurmët e këtyre dronëve, por shtuan se ata nuk ishin më në fluturim.
Inkursioni vjen mes tensioneve në rritje në gadishullin Korean, pasi që Koreja e Veriut po zhvillon një numër rekord të testeve raketore këtë vit.
Dronët u panë duke kaluar kufirin rreth orës 10:30, sipas kohës lokale.
Një nga aeroplanët luftarakë të Koresë së Jugut, i përfshirë në këtë operacion, më vonë u rrëzua, mirëpo dy pilotët e tij shpëtuan pa lëndime.
Aeroplani u rrëzua afër zonës së Hoengseong, në lindje të Seulit, pak kohë pas nisjes nga baza ajrore në qytetin Uonju, sipas forcave ajrore të Koresë së Jugut, të cituar nga mediumi Yonhap.
Koreja e Jugut suspendoi nisjen dhe zbritjen e aeroplanëve në aeroportet në Inçeon dhe Gimpo për rreth një orë.
Një zyrtar ushtarak i Koresë së Jugut e përshkroi inkursionin e fundit si akt të qartë të provokimit nga Koreja e Veriut.
“Ushtria jonë do të vazhdojë t’i përgjigjet tërësisht dhe me vendosmëri provokimeve të Koresë së Veriut”, tha ai.
Në përgjigje, ushtria e Koresë së Jugut tha se dërgoi avionë vëzhgimi në Kore të Veriut për të fotografuar instalimet e saj ushtarake.
Hera e fundit që një dron i Koresë së Veriut kaloi kufirin ishte pesë vjet më parë në qershor 2017, kur marrëdhëniet mes dy Koreve ishin tensionuar veçanërisht shumë.
Dronët e Koresë së Veriut përbëjnë kërcënim për sigurinë e Koresë së Jugut, pasi ato mund të përdoren si për të spiunuar Korenë e Jugut, ashtu edhe për të nisur një sulm ndaj vendit.
Në fillim të këtij muaji, Koreja e Veriut tha se kishte zhvilluar teste të mëdha të nevojshme për të zhvilluar satelitin e parë spiun, i cili mund të përdoret për të monitoruar Korenë e Jugut. Ajo publikoi një foto ajrore të Seulit, për të cilën tha se ishte bërë gjatë testit.
Ekspertët besojnë se Koreja e Jugut po punon për ta përmirësuar armatimin, duke bërë presion mbi SHBA-në për të lehtësuar sanksionet në çdo negociatë të ardhshme./rel

Të tjera
-
Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij në Pejë, afër viktimës ishte edhe një ạrmë
Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Pejë. Lajmin për Gaze...
-
Protestuesit forcave speciale te Kuvendi i Serbisë: Shkoni në Kosovë
Forca të shumta të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të pajisura ...
-
Studentët e shpallin të mbyllur protestën, nis shpërndarja e qindra-mijëra qytetarëve në Beograd
Studentët, ata që kanë qenë organizatorë të protestave antiqeveritare në Serb...
-
Limaj falënderon qytetarët që votuan NISMA-n: Ky besim na obligon edhe më shumë që të punojmë për vendin
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë ...
-
Top 10 kandidatët më të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka shpallur të shtunën rezulta...
-
“Asnjë cent më shumë”, qytetarët me nismë kundër shtrenjtimit të rrymës
Qytetarët s’e kanë mirëpritur aspak propozimin e Zyrës së Rregullatorit të En...
-
Incidente pranë kuvendit në Beograd, shfaqen xhandarmëria serbe
Dy të shtëna me mjete piroteknike janë shënuar në zonën ku ndodhet kampi i “s...
-
PD proteston kundër mbylljes së TikTok në Shqipëri
Partia Demokratike po proteston kundër vendimit të qeverisë që ka mbyllur rrj...
-
Deputetët e legjislaturës së kaluar që mbetën jashtë Kuvendit
Lëvizja Vetëvendosje 48 deputetë, PDK 24, LDK 20, AAK-NISMA 8, 9 deputetë Lis...
-
Dushan Janjiq: Secila viktimë në protestë do t’i faturohej Vuçiqit, e ka futur vetën në skenarin e Çausheskut
Analisti i njohur serb Dushan Janjiq i ka komentuar protestat masive antiqeve...
-
Sonte pritet protestë në Shqipëri kundër mbylljes së TikTokut
Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, për protestën e thirrur nga...
-
Gazetari Biberaj: Zëri i Amerikës u hesht sot në emër të burokracisë federale
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka marrë vendim që të kufizojë mediumin e ...