Konfirmohet takimi Thaçi-Palmer
Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 31 October 2019
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nesër do të pres në takim Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.
Lajmin e ka konfirmuar Kabineti i Presidentit ku ka bërë të ditur se takimi do të mbahet në ora 13:30, shkruan gazeta inFokus.
Palmer ditë më parë kishte paralajmëruar një vizitë në Prishtinë, por nuk ishte caktuar data e vizitës.
Ai do të mbajë një fjalim në Biblotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, para studentëve dhe shoqërisë civile.
Palmer më herët kishte thënë se qëllimi i tij është që të kthejë Beogradin dhe Prishtinën në tryezën e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur dhe të sigurojë një marrëveshje.
Ai po ashtu kishte treguar se e pranoi postin pasi mendon se mund të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë, e cila sipas tij, do t’i hapte rrugën drejt Evropës Serbisë dhe Kosovës.
Palmer ka shfaqur shpresën se Qeveria e ardhshme e Kosovës do të pranonte të pezullojë tarifat për të lejuar që dialogu të rifillojë, dhe se Beogradi do të ndalë përpjekjet e tij që vendet e tjera të heqin njohjen e Kosovës.
Ndryshe, bisedimet janë bllokuar që nga nëntori i vitit të kaluar kur Qeveria e Kosovës vendosi tarifën 100 për qind ndaj mallrave serbe. Si kundërpërgjigje, Beogradi kushtëzoi rifillimin e bisedimeve me heqjen e taksës.
SHBA dhe BE i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të pezullojë taksat për t’u hapur rrugën bisedimeve, gjë e cila është refuzuar nga Prishtina zyrtare, duke thënë se ato do të hiqen vetëm kur Serbia të njohë Kosovën./Gazeta inFokus/.
Të tjera
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...