Kontratë 300 mijë euroshe, por disa vetura të Policisë ende me goma të verës
Autori: Gazeta inFokus 08:10 | 02 December 2024
Dy javë kanë kaluar që kur shoferët në Kosovë janë të detyruar sipas ligjit të posedojnë goma të dimrit dhe ky obligim zgjat deri me 15 mars, pa marrë parasysh kushtet atmosferike.
Dënimi që Policia e Kosovës e shqipton për ngasësit që vazhdojnë të vozisin veturën me goma vere është 40 euro.
Por, vetë veturat e këtij institucioni po qarkullojnë aktualisht pa goma dimri.Këtë televizioni e ka faktuar duke vizituar disa stacione policore por edhe në drejtim të redaksisë së TV Dukagjinit kanë ardhur fotografi edhe video që tregojnë se në së paku gjashtë vetura të njësive speciale nuk është bërë ndërrimi i gomave.
Pavarësisht kësaj, Policia e Kosovës ka mohuar se ka të tilla raste.
“Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet dhe procedurat e nevojshme për të siguruar që këto automjete të jenë të gatshme për sezonen dimërore dhe të posedojnë pajisjet e nevojshme duke përfshirë edhe gomat e dimrit”, thuhet nga Policia.
Çështja e furnizimit dhe liferimit të gomave është e rregulluar me një kontratë të ndërlidhur jo nga Policia por nga Agjencia Qendrore e Prokurimit.
Kontrata e nënshkruar me 10 tetor të 2023-s kap vlerën mbi 300 mijë euro.
Përgjegjësi e kompanisë në fjalë ishte që për tri vjet të furnizojë dhe të montojë gomat e veturave të Policisë së Kosovës.
AQP nuk i ka kthyer Dukagjinit përgjigje për këtë çështje, ndërsa vet Policia insiston që kjo gjë është kryer me kohë.
“Policia e Kosovës pas kontratës së centralizuar e lidhur nga AQP-ja për nevoja të të gjitha institucioneve, përfshirë edhe PK-në, tani me ka kontratë publike tri vjeçare për furnizim me goma për nevoja të PK-së dhe me kohë ka filluar ndërrimi i gomave sipas kushteve të kontratës. Gjithashtu me kohë ka filluar edhe ndërrimi i gomave të cilat veçse i ka poseduar Policia e Kosovës”, thuhet nga ana e tij.
Por, kontratës trevjeçare të lidhur nga AQP që i është referuar Policia e Kosovës, e cila është kontrata e vetme e publikuar në faqen e Agjencisë për këtë shërbim, pronari i kompanisë “Eurogoma” po thotë se tashmë atë ia kanë shkëputur njëanshëm.
Madje, ai ka akuzuar televizionin për raportimet edhe të vitit të kaluar për këtë çështje.
“Policia e Kosovës e ka ndërpre kontratën me neve dhe nuk kemi kontratë me Policinë e Kosovës. Policia si rezultat i veprimeve tua dhe atyre bandave tjera sikur ti, e kanë ndërpre jashtëligjshëm kontratën me Eurogomën, zyrtarisht po ta them ne nuk kemi kontratë me Policinë”.
Televizioni ka dërguar pyetje shtesë në drejtim të Policisë së Kosovës për të konfirmuar nëse kjo kontratë është aktive ende por të njëjtit deri në publikim të kësaj kronikë nuk janë përgjigjur.
Edhe vitin e kaluar Dukagjini kishte raportuar në një seri të kronikave për këtë problematikë, dhe as atë vit nuk kishte ndodhur ndërrimi i të gjitha gomave të veturave të Policisë deri në përfundim të sezonës së dimrit.
Të tjera
-
Haradinaj: Kushdo që e largon Kosovën nga ShBA-ja, është argat i Serbisë dhe Rusisë
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj mëngjesin e sotëm e nis...
-
Ditëlindja e Rugovës, Peci bën homazhe te varri i tij
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë homazhe të varri i ish-presidentit h...
-
Ganimete Musliu e quan “zhyll i keq dhe dështak” kryeministrin Kurti
Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, në rrjetin social Facebook ka...
-
Gazetari Drin Ejupi i bashkohet listës së PDK-së për deputet
Gazetari Drin Ejupi i është bashkuar listës së kandidatëve të PDK-së për depu...
-
Furnizimi me ujë në Mitrovice, pritet të rikthehet në mesditë
Mëngjesi i sotëm ka gjetur Mitrovicën pa ujë të pijshëm. E Kompania Rajona...
-
Rizvanolli del me një njoftim të ri për situatën në “Ibër Lepenc”: Kanë përfunduar intervenimet në kanalin e dëmtuar, pritet të ketë reduktime të ujit
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka dhënë detaje të reja për situatën...
-
Kurti në takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po zhvillon një takim në zyrë me ambasado...
-
PAMJET/ Shembet toka, krijohet një gropë 15 metër në Uellsin jugor, dhjetëra shtëpi detyrohen të evakuohen
Tridhjetë shtëpi në një zonë banimi në Uellsin jugor janë evakuuar pasi një g...
-
Votimi jashtë Kosovës, KQZ-ja shqyrton kërkesën e MPJD-së për hapësirat e misioneve diplomatike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot me fillim nga ora 14:00. ...
-
Policia shqiptoi 828 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Sulmi në veri, Hovenieri iu adresohet qytetarëve pas takimit të sotëm me Kurtin
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier do të zhvillojë sot një takim me...
-
Detaje tronditëse nga ẹkzekutimi në Tiranë: Viktima u zgjat t’i fliste për dore, autori e gjuajti me ạrmë
Një tjetër ekzekutim i bujshëm ka tronditur Tiranën pasditen e djeshme. Një 5...