Konsumoni Fast-Food? Ja pasojat negative në shëndet

Autori: Gazeta inFokus
13:39 | 10 December 2018
Ndryshimi i stilit të jetesës, jeta dinamike, puna me orare të zgjatura përpara kompjuterëve, lodhja kur kthehesh pas pune në shtëpi, janë faktorë që kanë ndikuar përherë e më tepër në konsumimin e ushqimeve të shpejta.
Tani koha e lirë është reduktuar goxha dhe njerëzit nuk e kanë më mundësinë të gatuajnë gjellë në shtëpi. Për të plotësuar nevojat ditore për ushqim, zgjedhin mënyrën më të thjeshtë dhe më të shpejtë, atë të ngrënies në fast food-e.
Por, a jemi ne të vetëdijshëm për dëmet që kanë në shëndet këto ushqime?
Në Shqipëri, sidomos gjatë periudhës kur nxënësit, gjimnazistët e studentët janë në shkolla, nivelet e shitjeve në Fast Food-e janë të larta. Të pyetur në shumë studime, të rinjtë shprehen se janë të vetëdijshëm për dëmet në shëndet, por që sërish e shohin këtë mënyrë ushqyerjeje si të shpejtë dhe më të leverdisshme për sa i përket aspektit kohor. Prindërit, në shumë studime, janë shprehur se i këshillojnë përherë fëmijët të mos konsumojnë ushqime të tilla.
Pasoja kryesore në shëndet, është mbipesha. Konsumi i ushqimeve të shpejta ndikon në mënyrë lineare në shtimin në peshë. Kjo është dhe arsyeja se pse në ditët e sotme po shohim përherë e më tepër fëmijë e të rinj mbipeshë, ndonjëherë edhe obezë, sepse ata ushqehen me ushqime jo të shëndetshme.
Pasoja tjetër në shëndet, është rreziku për diabet juvenil në moshën e re dhe diabetin tip 2 në moshën e rritur. Ushqimet e shpejta janë faktor kryesor që ndikojnë me kalimin e kohës në uljen e nivelit të insulinës në trup.
Nëse konsumi i tyre nis në moshë shumë të hershme, mund të ndodhë shfaqja e diabetit juvenil për fëmijët e grupmoshave të vogla, ndërsa në moshat e rritura zhvillohet diabeti “klasik”, ai tip 2 si pasojë e rezistencës insulinike.
Një tjetër pasojë negative e konsumimit të ushqimit fast food, sipas një studimi të bërë në Londër, është ai i uljes së koeficientit të inteligjencës.
Në studim u përfshinë fëmijë që konsumonin përherë ushqime të gatuara në shtëpi dhe fëmijë që konsumonin ushqime në fast food-e. Të vendosur në të njëjtat kushte për një kohë shumë të gjatë, u vu re se fëmijët që hanin shëndetshëm vazhdonin të kishin nivel të lartë inteligjence, kurse fëmijët që ushqeheshin në fast food-e prezantuan një nivel më të ulët inteligjence nga ai në fillim të studimit.

Të tjera
-
Gucati flet për vizitën e Thaçit: U mërzita shumë, e kam përjetuar edhe unë të njejtën dhe e di se është dhimbje e madhe
Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur për vizitën që sot ka realizuar në ...
-
Princi William dërgon mesazh të drejtpërdrejtë pranë kufirit rus
Nëse vizitat mbretërore kanë të bëjnë me dërgimin e një mesazhi, atëherë foto...
-
Mbyllja e aeroportit të Heathrow mund të zgjasë për një javë?
Mbyllja e aeroportit të Heathrow të Londrës mund të zgjasë deri në një javë p...
-
Sali Berisha kërkon heqjen e masës “detyrim paraqitje”
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka kërkuar heqjen e masës “detyrim paraqitje”. ...
-
I akuzuari për krịme lụfte e kërkon Kurtin si dëshmitar: U pranua në burg në ndërrimin tim, ia dhashë shamponin e sapunin
Ka vazhduar me dhënien e mbrojtjes i akuzuari për krime lufte, Dragisha M...
-
PZAP ia hodhi poshtë, VV ankohet në Supreme për votat e LDK-së të ardhura me postë
Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatën Supreme një ankesë lidhur me...
-
Quni i LDK-së nuk përjashton koalicionin me LVV-në: Personalisht s’kam vija të kuqe
Anton Quni nga LDK-ja nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me Lëvi...
-
Aksident trafiku në dalje të rrugës Prishtinë-Mitrovicë
Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë. ...
-
Ngritet aktakuzë ndaj dy serbëve dhe një boshnjaku për krimẹ lụfte ndaj 14 shqiptarëve në Pejë
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve R.V. dhe...
-
“Thaçi, Thaçi”, ish-presidenti pritet me brohoritma nga qytetarët teksa futet në selinë e EULEX-it
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas qëndrimit të tij në Burojë të Ske...
-
Milenkoviqi mohoi akuzat për tortura, kërkoi të dëshmojë edhe Kurti si ish-i burgosur
Ka vazhduar me dhënien e mbrojtjes i akuzuari për krime lufte, Dragisha Milen...
-
Bëhet obduksioni, viktimat në Koçan kishin ngufatje të dhụnshme
Drejtori i Mjekësisë Ligjore në Maqedoni të Veriut, Aleksandar Stankov, ka th...