Shëndetësi

Konsumimi i një portokalli në ditë shpëtim për sytë tuaj

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 28 September 2020

Plot lëng dhe i shijshëm, portokalli është një ndër frutat më popullorë në botë.

Sipas mjekëve portokalli rezulton se ka shumë përfitime për shëndetin tonë. Përveçse ndihmon në forcimin e imunitetit, është shumë I mirë për lëkurën konsumimi i portokallit do na ndihmojë edhe për sytë.

Nëse konsumojmë një portokall në ditë atëherë ai do të na ndihmojë të mbajmë larg problemet e syve. Sipas një studimi të bërë nga professor Bamini Gopinath thuhet se flavonoidet e portokallit janë antioksidantë të fuqishëm që mbrojnë shikimin.

-Advertisement-

“Flavonoidët gjenden pothuajse në të gjitha frutat dhe perimet.Ato kanë veti antiinflamatore për sistemin imunitar. Por, për arsye që ende nuk I dimë, flavonoidët e portokallit janë më të mirë për shikimin sesa ato të mollës”- shpjegon Gopinath.

Portokallet janë të pasura me vitamina, si Vitamina A, Vitamina C dhe kaliumi të cilat janë të rëndësishme për sytë. Pra, nëse doni që shikimi juaj të jetë po aq i mirë sa është tani, hani çdo ditë një portokall!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera