Lajme

Konkursi për ushtarë të rinj, Hoti: Bëhuni pjesë e FSK-së

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 17 August 2020

Javën e parë të gushtit, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka hapur konkurs për pranimin e ushtarëve të rinj.

Me ç’rast, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë thirrje për aplikim në konkursin e ushtarëve të rinj.

“Forca e Sigurisë e Kosovës ka hapur konkurs për rekrutë të rinj. Mbeten edhe pak ditë, deri më 21 gusht 2020, që ju të konkurroni për t’u bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës.

-Advertisement-

Shfrytëzojeni këtë mundësi të shkëlqyer dhe bëhuni pjesë e ushtrisë të Republikës së Kosovës, e cila është garanci e së ardhmes sonë të sigurt dhe të përbashkët, pa dallim.

Bëhuni pjesë e FSK-së dhe jepni ndihmesën tuaj që ajo të perfeksionohet sipas standardeve të NATO-s.

Duke qenë pjesëtarë të FSK-së, ju nesër do të jeni ushtarë të NATO-s. Konkurroni për t’u bërë pjesë e FSK-së – pjesë e mozaikut të harmonisë, bashkëjetesës dhe prosperitetit të Kosovës”, ka shkruar Hoti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera