Lajme

Konkurs për pranimin e kadetëve të FSK-së për studime në Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë Ushtarake-WEST POINT

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 22 October 2019

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e kadetëve të FSK-së, për studime, në Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë Ushtarake-WEST POINT të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Studimet mbahen në gjuhën angleze dhe zgjasin katër vjet.

“Është e dëshirueshme që kandidati të ketë të përfunduar testin TOEFL dhe testin SAT. Kandidatët do të nominohen nga Ministria e Mbrojtjes si kandidatë konkurrent për studime. Kadetët pas përfundimit të shkollimit do të emërohen oficer në FSK, në kohëzgjatje minimale të obligueshme, prej gjashtë (6) viteve. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës pa dallim kombi, race, dhe gjinie, të moshës 18-23 vjeç”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Indeksonline.

 

-Advertisement-

Konkursi dhe formularët për aplikim janë në dispozicion në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes; mod.rks-gov.net.  Konkursi është i hapur prej datës 22 tetor 2019 deri më 04 nëntor 2019. Informata plotësuese: nr. tel. 038-603355.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera