Lajme

Konjufca thotë se mund të ketë sulme të reja në veri: Po përgatitemi

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 25 October 2023

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se mund të ketë sulme të reja në veri dhe se institucionet e Kosovës janë duke u përgatitur për një gjë të tillë.

Sipas tij, thirrja e një takimi tjetër në Bruksel është i pakuptimtë pa u ndëshkuar Serbia për veprimet e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Nuk e di edhe pse është thirr ky takim në Bruksel ne nuk kemi kohë t’i dëgjojmë premtimet e kota të Vuqiçit se është paqësor, ne jemi duke u përgatitë si Republikë dhe si Polici e Kosovës, për sulme të ardhshme të mundshme. Siç tha edhe Ministri i Brendshëm që grupe po ushtrojnë në Serbi”, ka thënë kryekuvendari Konjufca.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera