Konjufca: Thaçi e Veseli deshën përmes “Syri i Popullit” ta nxjerrin VV-në nga skena politike
Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 18 December 2019
Pas të parti edhe i dyti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.
Kjo për kallëzimin penal kundër Preisdentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veselit, në rastin e njohur si “Syri i Popullit”.
Kjo për deklaratë të rrejshme nën betim që Kurti e Konjufca thonë që kanë bërë Thaçi e Veseli të cilët e lidhën këtë organizatë më Vetëvendosjen.
“Kanë deklaruar se jemi themelues të organizatës “Syri i Popullit” dhe që kemi shkruar komunikata të UÇK-së që lidhen me vrasjet gjatë luftës në Kosovë si dhe me vrasjet e pasluftës në Kosovë”, tha ai në një prononcim për media pasi ka dalë nga prokuroria.
“Këto janë pretendimet e Thaçit dhe Veselit që të lidhin Vetëvendosjen me terrorizmin me vrasjet e luftës në kohën e luftës tonë çlirimtare por edhe gjatë vitit 2000. Kjo është e papranueshme për ne dhe kjo është arsyeja pse kemi paditur Thaçin dhe Veselin se kanë bërë deklarimet të rrejshme nën betim”.
Kështu, Konjufca pretendon se Thaçi e Veseli përmes këtij veprimi kanë pasur qëllim që Vetëvendosjen ta nxjerrin nga politika duke e shpallur terroriste, shkruan gazeta inFokus.
“Ata kanë synim politik që duke e konsideruar VV-në si kundërshtar politik të bëjnë këso mveshje të veprave të rënda penale përmes deklarimeve të rrejshme me qëllim që ta diskualifikojnë nga skena politike Lëvizjen Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe mua”.
Sa i përket vonesës së thirrjes në prokurori, Konjufca tha se nuk e di arsyen por se është i kënaqur që ky organ i drejtësisë është aktivizuar.
“Nuk e di pse por është një lajm i mirë më në fund që prokuroria po aktivizohet dhe që në Kosovë nuk mund të presim vite të tëra kur janë në pyetje zyrtarët e shtetit, të cilët me deklaratat e tyre kanë treguar edhe dirigjues të institucioneve të drejtësisë”.
“Paramendojeni kur në një deklaratë Thaçi thotë që “unë e zgjeroj aktakuzën në drejtim të Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës” thua se vetë ai është prokuror dhe se evtë i shkruan proceset gjyqësore. Merreni me mend që ky është fjalori i presidentit tonë”.
“Ky është mentaliteti i njerëzve që na kanë qeverisur deri tash por jo edhe shumë gjatë”./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...