Lajme

Konjufca: Serbia po dëshiron ta sfidojë Kosovën përmes shfaqjes së forcës

Autori: Gazeta inFokus 23:02 | 08 November 2022

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se Serbia po dëshiron që ta sfidojë Kosovën përmes shfaqjes së forcës së saj.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka theksuar se Kosova duhet t’i përgjigjet këtij spektakli të Serbisë me mekanizmat e të drejtës.

“Në disa pjesë i kemi të gjitha mjetet, në pjesën e veriut të Kosovës kemi më pak mundësi për shkak të rrethanave që i kemi qe 23 vjet”.

-Advertisement-

“Mirëpo kur të merresh me rrethanat, është shumë mirë ta kuptosh vetveten kah po ja man. A je duke bërë veprime në drejtim të çmontimit të rrethanave të këqija, apo po i betonon ato?”.

“Unë po mendoj se tash Serbia ka hyrë në një cikël ku po dëshiron që ta sfidojë Kosovën përmes shfaqjes së forcës së saj”.

“Ky është spektakël i shfaqjes së forcës. Tash, kundër strategjia është me iu përgjigj me mekanizmat tonë të së drejtës. Jo para se gjithash të forcës, por të të drejtës”.

Sipas tij, sundimi i ligjit jo çdo herë ka të bëjë me forcën, por bëhet forcë kur ka shkelje të ligjit.

“Nuk e përjashtojmë se Serbia mund të sakrifikojë edhe njerëz për ta arritur qëllimin. Për këtë arsye po them se na nevojitet maturi”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera