Lajme

Konjufca: Rrënjët e vërteta të UÇK-së janë në luftën e lavdishme të Jasharëve

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 06 March 2023

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se rrënjët e vërteta të UÇK-së janë në luftën heroike e të lavdishme të Jasharëve kundër okupatorit serb.

Ai ka thënë se pas luftës heroike dhe pas flijimit të 59 anëtarëve të familjes Jashari, UÇK u bë i gjithë populli i Kosovës.

“Rrënjët e vërteta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë në luftën heroike e të lavdishme të Jasharajve kundër okupatorit serb. Jemi këtu për të nderuar Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sepse pas kësaj lufte heroike dhe pas flijimit të 59 anëtarëve të familjes Jashari UÇK u bë i gjithë populli i Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare lëvizi dhe e kuptoi më mirë dhe më drejtë luftën tonë të domosdoshme e cila ishte luftë mbrojtëse dhe luftë për çlirim prej pushtuesit serb.

-Advertisement-

Ai tha se për popullin e Kosovës familja Jashari mbetet një ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Kombit shqiptar.

“Për popullin e Kosovës kjo padyshim që mbetet njëra prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e Kombit shqiptar prandaj do të nderohet dhe kujtohet gjithmonë” tha Konjufca

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera