Lajme

Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 31 January 2023

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, shkruan Gazeta inFokus.

Konjufca e ka pritur në takim ambasadorin Sakar, si shenjë falënderimi për bashkëpunimin e frytshëm gjatë mandatit të tij në Kosovë.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.  Kryetari Konjufca e falënderoi ambasadorin Sakar për bashkëpunimin e frytshëm dhe kontributin e tij në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe. Po ashtu, Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Turqisë ndaj Republikës së Kosovës në proceset e shtetndërtimit dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar. Në takim u vlerësuan të shkëlqyera raportet e deritashme dhe u ritheksua gatishmëria e dyanshme për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Ndryshe, Ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, ka përfunduar mandatin e tij në Kosovë./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera