Lajme

Konjufca priti në takim kryetarin e Parlamentit të Landit të Austrisë së Ulët Karl Wilfing

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 26 September 2022

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim kryetarin e Parlamentit të Landit të Austrisë së Ulët, Karl Wilfing, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një njoftimi për media thuhet se Konjufca i ka shprehur mbështetjen të cilën Austria i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetdërtimit.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim një delegacion austriak të kryesuar nga Karl Wilfing, kryetar i Parlamentit të Landit të Austrisë së Ulët, i cili shoqërohej nga nënkryetari i parë, Karl Moser dhe deputetët Rene Pfister e Dieter Dorner. Kryetari Konjufca shprehu mirënjohje për mbështetjen të cilën Austria i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe zhvillimit të saj, duke theksuar nevojën e vazhdimit të mbështetjes për liberalizimin e vizave, proceset e integrimit në BE dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin për media.

-Advertisement-

Tutje thuhet se gjatë takimit u vlerësuan raportet e mira dhe partneriteti i fuqishëm midis Austrisë dhe Republikës së Kosovës.

“Po ashtu u shpreh gatishmëria për avancimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e praktikave parlamentare dhe fuqizimin e mëtejmë të miqësisë mes dy shteteve tona.  Në takim morën pjesë edhe ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger dhe zëvendësi i tij, Martin Schaller”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera