Konjufca priti në takim deputetin italian, diskutuan për rëndësinë e dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 19:25 | 29 April 2024
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim deputetin italian Emanuele Loperfido, anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Italisë, i shoqëruar nga ambasadori i Italisë në Kosovë Antonello De Riu.
Temë diskutimi e takimit ishin marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet Italisë dhe Kosovës, si dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni ynë në këtë kohë të krizave dhe konflikteve.
Kryetari Konjufca shprehu falënderimin e tij për mbështetjen e Italisë ndaj Kosovës në të gjitha fazat, sikurse konfirmoi përkushtimin e Kosovës për të ndjekur rrugën evropiane të forcimit dhe zhvillimit të shtetit. Sipas Kryetarit të Kuvendit orientimi i Republikës së Kosovës kah Bashkimi Evropian nuk është vetëm çështje e interesave ekonomike apo e sigurisë, por është një përcaktim i hershëm vleror dhe politik.
U diskutua edhe për rëndësinë e dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në rrugën drejt integrimit në BE dhe nevojën e domosdoshme për të luftuar ndikimin e forcave antiperëndimore në rajon si Rusia apo Kina.
Deputeti Loperfido shprehu mbështetjen e Italisë për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, si dhe forcimit të demokracisë dhe shtetit ligjor.
Të dyja palët shprehën nevojën e thellimit të marrëdhënieve mes dy shteteve tona dhe intensifikimit të bashkëpunimit të ndërsjellë, veçanërisht në rritjen e lidhjeve ekonomike.
Të tjera
-
Temperatura deri në 30 gradë, moti në Shqipëri
Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të...
-
DASH kritikon Kosovën për mbylljen e degëve të bankës serbe në veri
Departamenti amerikan i Shtetit shprehu zhgënjimin për mbylljen nga policia e...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Sot është paraparë që të mblidhen katër komisione parlamentare. Komisioni ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Mblidhet qeveria
Sot pritet të mblidhet kabineti qeveritar në mbledhjen e radhës, raporton tev...
-
Pentagoni zotohet të vazhdojë transferimin e armëve në Ukrainë
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u zotua të hënën për të vazhduar transferi...
-
Balje: Ne si grup multietnik do e votonim shpërndarjen e Kuvendit
Deputetja Duda Balje ka thënë se nëse bëhet shpërndarja e Kuvendit do e votoj...
-
Dinarë, euro, dollarë e franga: Operacioni i Policisë së Kosovës në veri, që kaloi pa ndonjë incident të pretenduar nga Serbia
Autoritetet në Kosovë gjatë ditës së djeshjme kanë kryer një operacion polico...
-
Moti i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti në vendin tonë sot...
-
Kjo zonë parashikohet që sot të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje
Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe ...
-
25 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut
Më 21 maj bëhen 25 vite nga masakrimi i 13 qytetarëve të pafajshëm në fshatin...
-
Kusari -Lila thotë se Kosova “ndoshta” do të bëhet anëtarë e KiE para fundit të vitit
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë ë...