Lajme

Konjufca pret kongresmenin amerikan, Ritchie Torres, kujton fjalimin e tij për Kosovën në Dhomën e Përfaqësuesve

Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 19 November 2022

Kryekuvendari Glauk Konjufca i ka uruar mirëseardhje kongresmenit amerikan, Ritchie Totrres në Kosovës.

Konjufca përmes një shkrimi në Facebook tha se kongresmeni Torres është një mik i madh i shtetit të Kosovës.

“I dëshirojmë mirëseardhje kongresmenit amerikan Ritchie Torres në Kosovë. Kongresmeni Torres është një mik i madh i shtetit tonë”.

-Advertisement-

Kryekuvendari e kujtoi fjalimin e kongresmenit Torres për Kosovën në Dhomën e Perfaqësuesve.

Gjatë një fjalimi të tij në Dhomën e Përfaqësuesve, Torres kishte thënë: “Kosova ka ndërtuar një demokraci në rritje, në zemrën e së cilës SHBA-ja e ka vend të veçantë. SHBA-ja nuk ka mik më të mirë në Evropën Jugore se Kosova dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera