Konjufca: Pjesëmarrja e deputetëve në seancë është detyrim, nuk është zgjedhje
Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 28 April 2023
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në tryezën e diskutimit të organizuar të premten me titull “Kuvendi i privilegjeve”, ka publikuar edhe raportin me titull: “DOBËT: Raport i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2022”, si rezultat i monitorimit sistematik që IKD i ka bërë punës së Kuvendit të Kosovës gjatë vitit 2022.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në këtë tryezë, ka thënë se problem i funksionimit të Kuvendit të Kosovës është sjellja e deputetëve, përkatësisht sjellja e të zgjedhurve të popullit.
Sipas tij, Kushtetuta, Ligji për Detyra dhe Përgjegjësi të deputetit dhe Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Kosovës janë 3 dokumentet më të rëndësishme të deputetit, të cilat e definojnë deputetin fuqishëm si një subjekt të pavarur, i cili duhet t’i nënshtrohet vetëm ndërgjegjes së tij.
“Dhe unë mendoj që kjo prej shumicës së të zgjedhurve të popullit është keqkuptu, kjo mendohet në një interpretim absolutist t’i nënshtrohet vetëm ndërgjegjes së tij. Sikur nënkuptohet që me ju nënshtru ndërgjegjes askujt tjetër sikur e nënkupton se nuk i përfill as rregullat, as obligimet sepse i nënshtrohet vetëm ndërgjegjes të tij, jo edhe rregullave, jo edhe obligimeve, jo edhe detyrimeve që vijnë prej këtyre dokumenteve”, tha Konjufca.
Sipas tij, në Ligjin për Përgjegjësitë e Deputetit thuhet se “Pjesëmarrja në seancë është detyrim dhe nuk është zgjedhje”.
“Nëse ai i nënshtrohet vetëm ndërgjegjes dhe nëse ndërgjegja e tij thotë se nuk du me ardhë në seancë, kjo është në kundërshtim me ligjin, është antiligjore. Nëse ne funksionojmë sipas ligjit si deputetë, dhe nëse në ligj shkruan se ardhja në seancë është detyrim, atëherë a mundet me më tregu dikush çka i bjen kjo? Kjo qysh e kuptoj si kryetar është obligim i fortë, i fuqishëm, në të kundërtën duhet me informu kryetarin pse nuk ke ardhë në seancë”, tha tutje Konjufca.
Po ashtu, Konjufca ka thënë se ka disa paqartësi dhe keqinformime edhe sa i përket kompensimit të kategorive të ndryshme.
I njëjti tha se para 5 viteve ka ndryshuar modusi i kompensimit në seanca.
“Nuk është më që seancë që ti e qet nënshkrimin merr meditje. Ta keni parasysh se nënshkrimi nuk është i lidhur më kompensimin në seancë. Nuk është i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë nënshkrimi me mëditje, sepse është brenda cikli 4 herë pjesëmarrja në seancë dhe me 4 herë pjesëmarrje në seancë e kap normën e plotë. P,sh kur një deputet ka ardhë dhe e ka qit për herë të 7 nënshkrimin në seancë ai nuk kompensohet, ai e qet nënshkrimin në rregull është sepse neve na duhet pjesëmarrje dhe neve na duhet me ditë sa është numri, por kjo nuk shkon automatikisht meditje edhe nënshkrimi i tij i 7”, tha Konjufca.
Ai tha se nuk ka relacion automatikisht kuantitativ mes nënshkrimeve dhe numrit të nënshkrimeve në seanca dhe kjo është një rregull e re që është ndryshuar para 3-4 viteve sepse është konstatuar se ka pasur keqpërdorime.
Ndryshe, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Rockefeller Brothers Fund (RBF), organizoi tryezën e diskutimit: “Kuvendi i privilegjeve”, ku u publikua edhe raporti me titull: “DOBËT: Raport i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2022”, si rezultat i monitorimit sistematik që IKD i ka bërë punës së Kuvendit të Kosovës gjatë vitit 2022.
Të tjera
-
Moti për nesër: Reshje të dendura shiu, mund të shkaktojnë probleme apo përmbytje
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot plotësisht të vranët dhe me rrebeshe e res...
-
Apple prezanton serinë e re të smartfonëve
Firma globale e teknologjisë me bazë në SHBA, Apple, prezantoi sot serinë e s...
-
Ish-deputeti i Vetëndosjes: Me Kurtin mbaron tranzicioni politik, e votuan veç me i çu tjerët n’shpi
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, tha në Pressing në T7 s...
-
Gashi: Qeveria Kurti me afera të jashtëzakonshme korruptive
Shefi i grupi parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi ka pa...
-
Debati i nesërm Harris-Trump, dhjetëra miliona amerikanë pritet ta ndjekin
Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republi...
-
Ymeri: Osmani e Kurti s’mund ta durojnë mendimin ndryshe, të dy janë grindavecë
Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka thënë se presidentja Vjosa Osma...
-
“Shkëqyen”,- Pasi gaboi detyrën, merrë teposhtëzën Kurti- Shkëlqen me gabime
Kryeministri Albin Kurti, para disa ditëve ka kërkuar falje publikisht nxënës...
-
Deputetja e LDK-së: Është vonë që presidentja Osmani të distancohet nga Kurti
Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se reag...
-
Baton Haxhiu: Vjosa e Bulliqi e glorifikuan figurën e Rugovës e të njëjtit e rrënuan trashëgiminë e tij
Gazetari Baton Haxhiu duke komentuar përurimin e shtatores së ish-presidentit...
-
Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula
Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se më...
-
Rruga Deçan-Plavë, tuneli i Rozhajës, korridoret ajrore, Aliu njofton për bisedën me kryediplomatin e Malit të Zi
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është takuar me Ervin Ibrahimovic, z...
-
Bajqinovci i reagon Stanos: Qasje e pabarabartë e BE-së, asnjë masë ndaj Serbisë që bllokon kufijtë me banditë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj zëdhënës...