Lajme

Konjufca për Molliqajn: Ia kisha tregu qejfin nëse kish fol jashtë Parlamentit

Autori: Gazeta inFokus 21:41 | 06 February 2019

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca ka folur për akuzat e bëra nga deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj kinse Konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut për një vit.

Ai ka hedhur poshtë këto akuza të cilat, siç thotë, Molliqaj i ka bërë për arsye të vëmendjes mediale.Konjufca madje e ka quajtur ish-bashkë partiakun e tij ‘mashtrues ordiner’ derisa ka shtuar, se do t’ia tregonte qejfin sikur këto akuza t’i kishte bërë jashtë Parlamentit  të Kosovës.

Për këto akuza, LVV ka bërë të ditur se nesër do të dorëzojë padi ndaj ish-kolegut të tij të partisë, Dardan Molliqajt për shpifje rreth SHIK-ut.

-Advertisement-

“Nesër, në orën 11:00, te Pallati i Drejtësisë (Objekti A), Drejtuesi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes, Glauk Konjufca dorëzon Padinë ndaj Dardan Molliqajt për shpifje dhe fyerje”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera