Lajme

Konjufca: PDK ose në pushtet ose nuk do të formohen fare institucionet e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 14 August 2017

Përfaqësuesi i Vetëvendosjes,  Glauk Konjufca, në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës ka thënë se koalicioni PAN nuk po merr pjesë  në seancën që e ka thirrur vet

“ PAN e ka thirr këtë seancë dhe nuk po merr pjesë vet”, shkruan Infokusi.com

“Hashim Thaçi e ka caktuar seancën e 3 gushtit dhe ai është në shërbim të koalicionit PAN ndërsa në disa takime që i zhvilloj më disa eksponentë të PDK-së të sapoçliruar nga burgu na tregoj qartë se është me të gjitha forcat në funksion të krijimit të qeverisë së ardhshme të koalicionit PAN”, ka thënë Konjufca

-Advertisement-

Ai ka thënë gjithashtu se PDK nuk po merr pjesë në seancë sepse ka vetëm një qëllim ose në pushtet ose nuk do të formohen fare institucionet e Kosovës, shkruan Infokusi.com

“PDK ose në pushtet ose nuk do të formohen fare institucionet e Kosovës,  ose PDK ose hiç, ose PDK ose do të kolopsoj shteti i Kosovës”

Konjufca gjatë seancës konstituive ka thënë se do të ishte shumë pozitive nëse PDK nuk do të jetë faktor vendimtar, shkruan Infokusi.com

“Një qeverisje e ardhshme që nuk do të ketë PDK-në faktor vendimtar do të ishte shumë pozitive për Kosovën dhe do ti nxirrte në shesh të gjitha keqpërdorimet./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera