Lajme

Konjufca pasi deputetët nuk po dinë si të votojnë: Po më doket pak ma problematike se nxënësit e klasës së dytë

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 21 November 2024

Derisa në Kuvendin e Kosovës po votohej amandamenti i 99, i propozuar nga deputetët, Isak Shabani dhe Floretë Zejnullahu, si duket pati një problem me votimin.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka reaguar duke i treguar deputetëve se si duhet të votojnë, duke ironizuar se po i duket pak më problematike se nxënësit e klasës së dytë.

Ai ka kërkuar që deputetët të presin verfifikim se votimi i është pranuar dhe të mos bazohen vetëm tek prekja e ekranit me gisht, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Vetëm 59 kanë votuar kësaj radhe. Tabelën ju lutem që ta kuptojnë deputetët se cilët s’kanë votuar. Kjo po më doket pak ma problematikë se nxënësit e klasës të dytë të shkollës fillore. Ja nëse ju e prekni aty saktë edhe dëgjo edhe nëse nuk dini me verifiku e qet aty një farë tiku të vogël që po e pranon që prekja ka ndodhë dhe ashtu mundesh me verifiku, ti nuk bazohesh vetëm në gisht pse e ke prek, mirpëo duhet me u bazu ehde cka po shkrun aty në aparaturë, ka thënë Konjufca.

“Po të doken shpjegime shumë elementare a pse po të keshet..”, ka vazhduar ironinë e tij i pari i Kuvendit.

Edhe pas tejkalimit të këtyre problemeve, ky amandament nuk e mori përkrahjen e Kuvendit./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera