Lajme

Konjufca: Njësitet përkatëse të emergjencave janë duke ofruar ndihmën e tyre deri në stabilizim të situatës

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 25 June 2023

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, lidhur me vërshimet e së shtunës në Pejë ka thënë se kjo fatkeqësi ka tronditur të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Në këto momente qëndrojmë pranë familjarëve të viktimave, siç jemi pranë të gjithë qytetarëve të Pejës, të cilët kanë pësuar nga këto vërshime”, ka shkruar Konjufca.

Kryeparlamentari Konjufca është shprehur se njësitet përkatëse të emergjencave janë duke ofruar ndihmën dhe punën e tyre deri në stabilizim të plotë të situatës.

-Advertisement-

“Uroj shërim sa më të shpejtë për të lënduarit si pasojë e kësaj fatkeqësie!”, ka thënë Konjufca.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera