Lajme

Konjufca ngushëllon familjet e dy tragjedive në Beograd: Ngjarje që krijojnë pikëllim për këdo dhe gjithkund

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 05 May 2023

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave nga dy sulmet e fundit në Serbi.

Ai ka thënë se ngjarjet e tilla janë gjithnjë të rënda dhe krijojnë pikëllim për këdo, shkruan Gazeta Infokus.

Konjufca ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit.

-Advertisement-

“Shpreh ngushëllimet më të thella për prindërit dhe familjarët e viktimave të dy ngjarjeve tragjike në Beograd!  Ngjarjet e tilla janë gjithnjë të rënda dhe krijojnë pikëllim për këdo dhe gjithkund, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë dhe civilë, e sidomos kur një nga këto krime të kësaj natyre të rëndë ndodh në një shkollë.  Uroj shërim sa më të shpejtë për të plagosurit!”, shkruan Konjufca./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera