Lajme

Konjufca nderon të rënët në Sllovi: Pa gjakun e tyre nuk do të vinte liria

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 15 April 2022

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, të premten ka bërë homazhe tek lapidari i të rënëve të fshatit Sllovi të Komunës së Lipjanit, shkruan Gazeta Infokus.

Këto homazhe i pari i kuvendi i bëri së bashku me shefin e kabinetit Ilir Kërçeli.

Kryetari Konjufca, në bashkëbisedim me përfaqësuesin e këtij fshati dhe disa prej familjarëve të martirëve, ndër të tjera tha se në ditë si kjo, kujtojmë të gjithë ata që me gjakun e tyre siguruan lirinë e vendit.

-Advertisement-

“Lavdi gjakut të derdhur, sepse pa gjakun e tyre nuk do të vinte as liria e as pavarësia. Ata ranë që fëmijët tanë të vazhdojnë të jetojnë në Kosovën tonë të lirë”, tha kryetari Konjufca.

Më 15 e 16 Prill 1999 në fshatin Sllovi të Lipjanit, forcat serbe vranë dhe masakruan 45 civilë shqiptarë dhe plagosën shumë të tjerë. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera