Lajme

Konjufca nderon fotoreporterët e Reçakut: Pa ata, bota s’do ta dinte çka po përjetonin shqiptarët

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 15 January 2022

Kryetari i Kuvendit të Kosoës, Glauk Konjufca, ka lavdëruar punën e fotoreporterëve që gjatë luftës shkuan në vendet e masakrave dhe i treguan botës për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë në vitin 1999.

Konjufca, para fotografive të Masakrës së Reçakut që u ekspozuan në Bibliotekën Kombëtare, tha se lufta pati disa dimensione dhe se njëri prej tyre ishte edhe i këtyre fotografëve të vijës së parë të frontit.

“Ne jo vetëm që duhet t’i kujtojmë tragjedinë dhe gjenocidin që na ka ndodhë si popull, por mbi të gjitha respektojmë edhe ata që ishin në frontin e luftës për dokumentimin e këtyre krimeve. Pa dokumentimin e tyre, as bota s’do ta dinte se çfarë masakrash po përjetonin shqiptarët në vitet 98-99. Lufta ka pasur shumë dimensione, atë të pushkës, por edhe atë të dimensionit të dokumentimit dhe faktimit, që t’i tregojë botës që në Kosovë po ndodh një gjenocid i përmasave të papara”.

-Advertisement-

Konjufca tha se fotografët Hazir Reka, Alban Bujari dhe Nerxhivanja shkuan në vend të ngjarjes për t’ia shpalosur botës këto krime monstruoze.

“Këta janë edhe dëshmitarë të drejtpërdrejtë të atyre masakrave. Kanë çka të kallëzojnë për ato tmerre dhe gjenocidin në Kosovë”.

Konjufca tha se duhet organizuar sa më shumë aktivitete të tilla për të kujtuar ngjarjes e së kaluarës dhe mos harruar ato, në mënyrë që të sensibilizohet edhe shoqëria jonë./klankosova/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera