Lajme

Haradinaj takon ambasadorin amerikan: Partneriteti i vendit tonë me ShBA-të është afatgjatë, strategjik e i përjetshëm

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 07 October 2024

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar sot në Ambasadën Amerikane ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se me të kanë diskutuar për zhvillimet politike.

“E falënderova personalisht Ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij dhe të ShBA-ve në mbështetje të Kosovës. Partneriteti i vendit tonë me ShBA-të është afatgjatë, strategjik dhe i përjetshëm”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

-Advertisement-

Etiketa:
Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy