Konjufca me kabinetin e tij e mbështesin grevën e puntorëve teknikë të Kuvendit
Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 18 September 2024
Kabineti i kryekuvendarit Glauk Konjufca mbështesin grevën e stafit të mirëmbajtjes. Kjo u bë e ditur nga shefi i këtij kabineti, Ilir Kërçeli.
Në një postim në Facebook, Kërçeli ka thënë se si kabinet i kryeparlamentarit inkurajojnë stafin e mirëmbajtjes të vazhdojnë kërkesat kundrejt operatorit ekonomik me të cilin kanë edhe marrëdhënie pune.
“Çështja e pagës është obligim i operatorit ekonomik si punëdhënës dhe stafit si punëmarrës. Pagesa apo mos pagesa e kontributeve është ekskluzivisht obligim i Administratës Tatimore të Kosovës. Kurse Kuvendi i Republikës së Kosovës obligohet që para nënshkrimit të çdo kontrate të kërkojë dëshmi se aplikusi është tatim pagues i rregullt”.
“Në mungesë të mjeteve procedurale për t’i dhënë përgjigje kërkesave të drejta të stafit mirëmbajtës, si kabinet i kryetarit të Kuvendit mbështesim publikisht kërkesat e tyre duke vlerësuar të drejtë konstatimin se pagesat aktuale janë jashtëzakonisht të vogla”, ka shkruar Kërçeli.
Më tej, ai ka listuar edhe disa sqarime lidhje me pagesat dhe obligimet e operatorit ekonomik, që janë si më poshtë:
Në kontratën e vitit 2019, pagat minimale bruto për mirëmbajtje të pastrimit kanë qenë si në vijim: Stafi për mirëmbajtje higjienike 250 euro kurse pjesa tjetër 300 euro deri 400 euro.
Njësoj si në vitin 2019, kanë qenë edhe në aneks kontratën e vitit 2021.
Në kontratën e vitit 2022, paga minimale bruto për stafin e mirëmbajtjes higjienike ka qenë: 280 euro.
Në kontratën e vitit 2023 paga minimale bruto për stafin e mirëmbajtjes higjienike ka qenë: nga 300 euro.
Në këto procedura të mëparshme, Autoriteti Kontraktues, Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka kërkuar që tenderuesi duhet të paguajë pagën minimale për kategoritë e shërbimeve që ofrohen. Një kërkesë e tillë ka qenë në Dosje të tenderit dhe në kontratë, të cilën operatori ekonomik gjatë ekzekutimit të kontratës ka qenë i obliguar ta përmbushë!
Në kontratën aktuale operatori ekonomik i ka dorëzuar dëshmitë se pagat minimale të paguara janë nga 300 euro e më tepër, në varshmëri të pozitës.
Të tjera
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...