Lajme

Konjufca ‘mbron’ deputetin e PDK-së nga Albulena Haxhiu

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 21 January 2022

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, njihet për batutat e tij gjatë seancavë të kuvendit e ku bën deputetët për të qeshur, shkruan Gazeta Infokus.

Edhe në seancën e sotme plenare ka ndodhur një gjë e tillë.

Derisa deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ishte duke folur nga foltorja e kuvendit, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e
ndërpreu.

-Advertisement-

E lidhur me këtë reagoi i pari u kuvendit i cili i tha ministres që të e pengojë deputetin deri sa është duke folur.

“Zonja ministre, a mundesh me ma lon deputetin të qetë”, tha Konjufca.

Ndërkaq, deputeti Haxhiu ia ktheu ministres Haxhiu.

“Të jesh pak ma e kulturume, je ministre, mos i ndërhy deputetëve në fjalë”, tha deputeti i PDK-së.

Bekim Haxhiu në foltore të kuvendit ishte duke folur lidhur me skemat sociale./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera