Konjufca: Lufta për çlirimin e Kosovës u bë nën flamurin shqiptar

Autori: Gazeta inFokus
19:58 | 12 June 2023
Me rastin e 12 qershorit, 24 vjetorit të çlirimit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca e kryeministri Albin Kurti, organizuan pritje shtetërore për korin diplomatik të akredituar në Kosovë dhe mysafirë të tjerë të shumtë.
Në fjalën e tij, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se 12 qershori 1999, është ndër datat më të rëndësishme për popullin tonë.
“Përveç ditë e rëndësishme e çlirimit nga Serbia, kjo është ditë e falënderimit dhe kujtimit dhe reflektimit tonë”, tha kryeparlamentari Konjufca.
Sipas tij, në këtë ditë kujtohet rruga e gjatë dhe e vështirë që është kaluar në përpjekjet shekullore për t’i dhënë fund okupimit dhe për ta përmbysur padrejtësinë.
Konjufca tha se përpjekja, rezistenca dhe lufta për çlirim nga pushtimi serb, ishte e drejta e popullit autokton që e meritoi lirinë në tokën e vet historike.
“Prandaj ne kujtojmë sot të gjithë ata që u sakrifikuan më së shumti për lirinë e vendit tonë. I kujtojmë të rënët, dëshmorët e heronjtë e Kosovës, gjaku i të cilëve është fuqia e pathyeshme e themeleve të shtetit të lirë e të pavarur të Kosovës”, tha Konjufca.
Ai më tej tha se në këtë ditë kujtohen të gjithë, por në veçanti, komandanti legjendar, Adem Jashari dhe rënien heroike të familjes Jashari.
“Projekti i çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës nuk ishte përpjekje kundër të tjerëve, por një kauzë e barazisë për të gjithë popullin e Kosovës, pavarësisht përkatësisë kombëtare, etnike, gjuhësore apo religjioze”.
Konjufca tha se edhe pse lufta për çlirimin e Kosovës u bë nën flamurin shqiptar, projekti i Kosovës gjithnjë ka qenë projekt i lirisë dhe barazisë për të gjithë qytetarët.
“Prandaj ne sot i kujtojmë para së gjithash, të gjithë ata veprimtarë, intelektualë, profesorë, studentë e shkrimtarë që na prinë në çdo fazë të popullit tonë në rrugën drejt lirisë e barazisë”, tha Konjufca.
“E kujtojmë veprimtarin ikonik, Adem Demaçi, presidentin historik, Ibrahim Rugova, intelektualin tribun Ukshin Hoti e strategun e rezistencës sonë paqësore, Fehmi Agani”.
Ai tha se në një ditë si kjo, është obligim i përhershëm për të falënderuar miqtë e Kosovës për kontributin dhe ndihmën e tyre për çlirimin e Kosovës.
“Projekti i Serbisë për gjenocid e spastrim etnik të popullit të Kosovës, nuk do të mund të ndalej pa ndihmën vendimtare të miqve dhe aleatëve tanë, SHBA-së, shteteve mike të NATO-s e BE-së”.

Të tjera
-
Çitaku publikon fotografi me djalin e Thaçit dhe atë të Veselit
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku sot ...
-
Fitore Pacolli shkruan për arritjet e Ministrisë, s’i përmend bastisjet dhe intervistimin e Pecit si të dyshuar
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli, i ka dalë në mbrojtje minist...
-
Dështimi i 22’të për konstituim, Kuvendi del me njoftim për seancën e sotme
Kuvendi i Kosovës ka dalë me njoftim lidhur me punimet e seancës së sotme, të...
-
Kraki si Gërvalla mbron Faton Pecin që “ringjalli bujqësinë”, sulmon prokurorët, i quan të “bandave”
Deputeti nga radhët e GUXO, Nezir Kraki, ka dalë hapur në mbrojtje të ministr...
-
Cakolli: Çka mbetet nga drejtësia nëse çdo hetim që prek pushtetin shpallet “plan politik”
Eugen Cakollli nga KDI ka pyetur se nëse çdo hetim që prek pushtetin shpallet...
-
Skandali në Ministrinë e Bujqësisë, Gjini: Blerim Isufaj rrezikon të bëhet hero i Kosovës, VV-së do t’i vije turp
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kryetar i Gjakovës,...
-
Më shumë se 15 mijë shqiptarë u dëbuan nga vendet e BE’së më 2024
Ma avionë nga ajri, traget nga deti apo autobusë në rrugë tokësore…më shumë s...
-
Ymeri nxjerr të dhënat: Mbi 72 mijë euro veç sot transporti i rrymës nga Maqedonia në Kosovës, fitues djali i gjeneralit serb
Janina Ymeri e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka nxjerrë të dhënat ku sot ve...
-
Avokati e shfaq Faton Pecin në rrjetet sociale pas intervistimit nga Prokuroria Speciale
Avokati Taulant Hodaj ka publikuar fotografi me minstrin në detyrë të Bujqësi...
-
Peci u intervistua si i dyshuar për hajni në Ministri, Kurti e lartëson si “më i miri dhe më i suksesshmi”
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka lartësuar Ministrin në detyrë të Bu...
-
Grupi i tretë i haxhilerëve nga Kosova mbërrijnë shëndosh e mirë në Xhide
Grupi i tretë i besimtarëve nga Kosova, që kanë marrë rrugën drejt vendeve të...
-
Kurti: Kosova dhe Kroacia ndajnë lidhje të thella – të historisë, miqësisë dhe vlerave të përbashkëta
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ev...