Lajme

Konjufca lëshon një shaka për picën e Bekim Haxhiut: S’është në traditën e shqiptarëve me u mburrë me një picë

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 26 April 2023

Në batutë është kthyer një deklaratë e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili tha se në kohën kur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ishte arrestuar nën dyshimet për korrupsion, ia kishte dërguar një picë në stacion policor.

“Me kërkesë të familjes ia pata dërgu një picë në stacion policor, si humanist që jam. S’pendohem që ia kam dërgu. S’kish hangër prej mëngjesit”, tha Haxhiu.

Me të përfunduar fjalën, kryeparlamentari Glauk Konjufca iu drejtua Haxhiut me nënqeshje, duke thënë se s’është në traditën e shqiptarëve të mburren me një picë.

-Advertisement-

“Për besë nuk është në traditën e shqiptarëve Bekim me u mburrë me një picë, s’përmendet ajo punë”, tha Konjufca.

Hulumtimi i Infokusit se KEK-u tregtoi energji me kompani të pa licencuar në Kosovë, çfarë kishte thënë Nagip Krasniqi në komisionin parlamentar?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera