Lajme

Konjufca komenton deklaratat e Escobar: Me Britaninë kemi raport të shkëlqyeshëm, Londra s’është në kornizën e Lajçak

Autori: Gazeta inFokus 08:43 | 20 March 2024

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e përjashtoi Mbretërinë e Bashkuar, kur u pyet të hënën në një intervistë për marrëdhëniet e Kosovës me shtetet Perëndimore, të cilat, siç tha i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar javën e kaluar, janë të zhgënjyera me Qeverinë e Kosovës.

Konjufca tha se me britanikët Kosova ka “raport të shkëlqyeshëm”.

“Unë nuk mund të them ashtu në mënyrë universale, me i futë të gjitha shtetet. Për shembull unë mendoj që me Britaninë e Madhe kemi raport të shkëlqyeshëm”, tha Konjufca.

-Advertisement-

Tutje, ai përmendi vizitën e ish-kryeministrit britanik, kryediplomatit të tanishëm, David Cameron në Prishtinë në fillim të vitit. Ajo tha se ishte më e mira ndonjëherë për Kosovën.

“Mendoj që vizita e Sekretarit të Jashtëm, ish-kryeministrin Cameron, ishte vizita më e mirë e jashtme që e ka pasur ndonjëherë Republika e Kosovës pas pavarësisë. Njëra prej vizitave më të fuqishme që më kujtohet mua prej vitit 2008: me mesazhe shumë të qarta për Serbinë, me mbështetje të parezervë për shtetin e Kosovës”, tha kryeparlamentari për Kanal 10.

“Do me thënë, tash edhe mes shteteve po ka dallime. Mua më duket që Kosovës i ndihmon më së shumti pikërisht ky qëndrimi britanik”, shtoi ai.

Për dallim prej diplomatit amerikan Escobar, që sipas Konjufcës po e shtyn konceptin e emisarit të Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili, siç thotë kryeparlamentari, është në anën e Serbisë, te britanikët thotë se nuk është e njëjta.

“Mua po më duket që Britania nuk është drejtpërdrejt kështu në kornizën e z. Lajçak”, tha Konjufca.

Escobar javën e kaluar ishte në Kosovë dhe tha se nuk mori dakordimin e kryeministrit Albin Kurti për disa çështje aktuale. Tha se “nuk është hera e parë” që ndodh kështu.

“Ka shumë zhgënjim me këtë Qeveri të Vetëvendosjes – jo vetëm në Uashington, por në Bruksel, Romë, Berlin dhe Paris, gjithashtu”, tha ai të premtën në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera