Lajme

Konjufca: Kadare do të mbetet mbrojtësi më i madh i identitetit evropian të shqiptarëve

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 01 July 2024

Kryeparamentari Glauk Konjufca ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadaresë.

Ai thotë se letërsia shqiptare humbi një nga kolosët e saj më të veçantë, ndërsa kultura shqiptare mbeti pa ambasadorin e vet më të shquar.
Ndër të tjera, Konjufca shprehet se Kadare do të mbetet mbrojtësi më i madh i identitetit evropian të shqiptarëve.

“Vepra e Ismail Kadaresë, përveç vlerave letrare e artistike të nivelit botëror, për ç’gjë u përkthye, u lexua e u nderua anë e kënd botës, ajo do të mbetet enciklopedia më e plotë e shpirtit, etnosit dhe identitetit shqiptar. Kadare ishte jo veç krijuesi i veprave monumentale në letërsinë tonë, por edhe qëmtuesi dhe kultivuesi më pasionant i gjuhës shqipe. Ismail Kadare sot na la fizikisht, por ai do të jetojë në mendjen dhe shpirtin e lexuesve të tij përgjithmonë. Vepra e tij do mbetet e pavdekshme”, shkruan kreu i Parlamentit në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera