Konjufca ia jep “JO”-në e madhe Draftit të BE-së: Nuk duhet na me nejt gatitu, s’është obligativ
Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 01 March 2024
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një paraqitje para gazetarëve ka folur për kërkesën e SHBA-së që Kosova ta çojë në Kushtetuese për verifikim Draftin e Asociacionit të propozuar nga Bashkimi Evropian.
Konjufca ka thënë se i vetmi obligim që ka Kosova është marrëveshja e vitit 2013 dhe se BE-ja s’ka kompetencë t’i propozojë Kosovë Draft për Asociacionin, e që kopmetenca e vetme e Kosovës të jetë vetëm dërgimi në Kushtetuese.
“I vetmi obligim që e ka Kosova është marrëveshja e vitit 2013. Por unë mendoj që BE nuk e ka kompetencën me i propozu Asociacion Kosovës. Është gabim me mëndu që është kompetencë e BE-së, neve me na caktu, e kompetencë e jona vetëm me e dërgu në Kushtetuese”, ka thënë Konjufca, raporton Express.
Ai tutje ka thënë se nuk e ka kuptuar që ambasadori amerikan e ka pasur fjalën për Draftin Evropian, por që ka kërkuar që Kosova ta propozojë një Draft e t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
Konjufca ka ripërsëritur se nuk mendon që është kompetencë e BE-së që të propozojë Draft dhe ka thënë se nuk mendon që Kosova duhet të qëndrojë gatitu e ta dërgoj Draftin në Kushtetuese.
“Ndoshta z.HOvenier e ka pasur fjalën që Kosova ta propozojë një Draft të Asociacionit, kjo është temë tjetër. Unë e kam kuptu që Kosova me iu drejtu Kushtetueses më një Draft. Po ashtu mund të ishte procesi. Por nuk mendoj që është kompetnecë e BE-së me i propozu Draft Kosovës, edhe nuk mendoj që Kosova duhet vec gaditun me nejt edhe me e cu Draftin në Kushtetuese.
Nuk shkruan kërkun, nuk është obligative për Kosovën. Vec marrëveshja e 2013, 2015 janë obligative. Ajo është shpallur anti-kushtetuese. Dhe tani jemi krejtësisht në një situatë të re”, ka thënë Konjufca.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...