Konjufca i bën thirrje mërgatës të dalin në votime: Zgjedhjet europiane janë të rëndësishme për të gjithë ne
Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 08 June 2024
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka dalë me një thirrje për mërgatën shqiptare që të dalë në zgjedhje dhe të votojë për partitë proeuropiane dhe kandidatët shqiptarë që janë në lista.
Konjufca thotë se këto zgjedhje kanë rëndësi edhe për ne dhe jo vetëm për vendet e BE-së. Ai thotë se në rrethanat aktuale të një sulmi rus kundër Ukrainës këto zgjedhje do të determinojnë të ardhmen e bllokut.
“Shumë shqiptarë që janë shtetas e me të drejtë vote në vendet e BE-së duhet të dalin e të votojnë në këto zgjedhje për partitë proeuropiane, por në veçanti t’i mbështesin kandidatët shqiptarë që sot garojnë nën siglen e shumë partive europiane. Kandidatë si Muharrem Salihu, Adnan Dibrani e shumë shqiptarë të tjerë duhet ta kenë mbështetjen e mërgatës sonë, si përfaqësues të ardhshëm jo vetëm të interesave të diasporës sonë, por edhe të kombit dhe shteteve tona”, ka thënë Konjufca.
Në rrethanat politike, gjeopolitike dhe të sigurisë në të cilat ndodhet Europa sot, zgjedhjet për Parlamentin Europian janë më të rëndësishme se kurrë.
Në këto zgjedhje nuk do të zgjedhën vetëm përfaqësuesit e qytetarëve të shteteve anëtare në Parlament, por do të dëshmohet edhe vendosmëria e Europës në mbrojtjen e vlerave të saj fundamemtale të cilat sot po i kërcënohen drejtpërdrejtë nga pushtimi rus në Ukrainë. Prandaj, këto zgjedhje janë zgjedhje historike dhe do të mund të determinojnë të ardhmen e BE-së mbase edhe në dekadat në vijim. Një Bashkim Europian unik në mbrojtjen e vlerave të lirisë, barazisë, demokracisë dhe dinjitetit të popujve dhe shteteve do të jetë arma më e fortë kundër Rusisë pushtuese dhe ideologjive fashiste.
Këto zgjedhje nuk do të jenë pa ndikim edhe mbi rajonin tonë i cili të vetmen rrugë të sigurt drejt paqes dhe prosperitetit e ka rrugën e integrimit në Bashkimin Europian. Shumë procese në Ballkanin Perëndimor do të varen nga qasja, qartësia dhe gatishmërisë e BE-së për t’i përkrahur vlerat e saj të lirisë e demokracisë në rajonin tonë. Një qasje e barabartë dhe e drejtë ndaj të gjithëve do të jetë esenciale në europianizimin përfundimtar të shteteve tona.
Prandaj, duke qenë të kësaj rëndësie, zgjedhjet europiane nuk do të jenë të rëndësishme vetëm për shtetet anëtare, por për të gjithë ne. Shumë shqiptarë që janë shtetas e me të drejtë vote në vendet e BE-së duhet të dalin e të votojnë në këto zgjedhje për partitë proeuropiane, por në veçanti t’i mbështesin kandidatët shqiptarë që sot garojnë nën siglen e shumë partive europiane. Kandidatë si Muharrem Salihu, Adnan Dibrani e shumë shqiptarë të tjerë duhet ta kenë mbështetjen e mërgatës sonë, si përfaqësues të ardhshëm jo vetëm të interesave të diasporës sonë, por edhe të kombit dhe shteteve tona. Duke i votuar këta kandidatë, ne do t’i çojmë në Parlamentin Europian përfaqësues që do t’i mbrojnë vetë parimet dhe interesat e Europës, sepse proeuropianizmi i shqiptarëve është në natyrën tonë kombëtare!
Të tjera
-
Haki Abazi: Raporti import-eksport është alarmant
Deputeti Haki Abazi ka publikuar një raport të deficitit tregtar, për të cili...
-
Ramiz Lladrovci mohon se vetura e aktivistit Përparim Haradini u dëmtua nga “njerëzit e tij”
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka demantuar lajmin se vetura e aktivist...
-
Kryetarja e Preshevës paralajmëron protesta: Po na bëhen shumë padrejtësi
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se do të mbajnë një protestë...
-
Abdixhiku: LDK hyn në Qeveri vetëm nëse ne e udhëheqim atë, nuk ia bëjmë votat Vetëvendosjes
Qeverisë së Albin Kurtit, partia e Lumir Abdixhikut ia kishte bërë votat më p...
-
Hungari: Merret në pyetje drejtuesja e kompanisë e lidhur me shpërthimin e “Pagerëve” të Hezbollahut
Shërbimi hungarez i zbulimit ka marrë disa herë në pyetje drejtoren e përgjit...
-
Abdixhiku: Kurti po i mbron të korruptuarit e qeverisjes së tij, Presidentja reagoi vonë për Martin Berishajn
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku po akuzon kryeministri...
-
Policia në kërkim të të dyshuarit për vrasjen e djeshme në Mitrovicë, kërkon ndihmën e qytetarëve
Policia e Kosovës ka vënë në kërkim të dyshuarin për vrasjen e djeshme në Mit...
-
Zelensky: Përfundimi i luftës me Rusinë varet nga vendosmëria e aleatëve
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha të shtunën se përfundimi i luft...
-
Fatmir Humolli kritikon Memli Krasniqin: Nuk duhet të ketë vija të kuqe ndërmjet partive shqiptare
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Memli Krasniqi, ka thënë se subje...
-
Muja: Kosova është në top katër vendet evropiane për nga rritja ekonomike, në Ballkanin Perëndimor e para
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se gjatë 3 muajve të ...
-
Radoica Radomiroviq jep dorëheqje nga partia e Nenad Rashiq, ankohet për pabarazi
Zëvendësministri i ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomoiroviq...
-
Presidentja Osmani flet për progresin e Kosovës dhe qëndrueshmërinë e grave në luftë
Presidentja e Kosovës. Vjosa Osmani theksoi qëndrueshmërinë e grave në zonat ...