Konjufca homazhe në Rrezallë: Serbia agresore bëri gjenocid në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus
19:54 | 05 April 2023
Në 24-vjetorin e masakrës së Rezallës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe dhe vendosi lule në kompleksin memorial, në nderim të të vrarëve në këtë masakër nga regjimi gjenocidal i Serbisë.
Konjufca e konsideroi masakrën e Rezallës si njërën prej akteve më gjenocidale që ka bërë Serbia në Kosovë. Ai tha se kjo masakër, së bashku me të gjitha masakrat e kryera prej aparatit shtetëror dhe ushtarak të Serbisë, e përbëjnë gjenocidin që ky shtet e ka ushtruar mbi popullin e Kosovës.
“Kjo nuk mund të përjetohet ndryshe përveçse si një padrejtësi. Në vitet 1998-1999, teksa populli po përjetonte gjithë atë gjenocid, vuajtje e masakra, askush nuk ka menduar që 24 vite pas do të ishim ne ata që do të duhej të arsyetojmë se nuk ishim kriminelët dhe agresori, por ishte Serbia me të gjithë ata ushtarë e policë, të cilët vranë njerëz të pafajshëm, pleq, gra e fëmijë, pa i kursyer, vetëm pse ishin shqiptarë. Prandaj, ne vazhdimisht do t’i kujtojmë ata që kanë rënë për Kosovën dhe për lirinë tonë mirëpo, siç po shihet, liria ende nuk është përmbushur sepse po i ka sfidat e veta, e njëra ndër to është edhe ajo me të cilën po përballemi në Hagë”, theksoi kryetari Glauk Konjufca.
Konjufca pas homazheve ka thënë se sipas informacionit që posedon, termi “të zhdukurit me dhunë” do të përdoret në marrëveshje, ashtu siç përdoret nëpër konventat ndërkombëtare.
“Kosova e ka arritur këtë. Serbia gjithmonë është përpjekur të përdorë një terminologji tjetër për t’i ikur përgjegjësisë që e ka për të gjithë ata që janë të zhdukur me dhunë. Sepse, kur të thuash ‘të zhdukurit me dhunë’, do të thotë se ata i ka zhdukur dikush. E kjo është Serbia me aparatin e saj shtetëror, policinë, ushtrinë dhe organet e tjera shtetërore”, theksoi kryetari Glauk Konjufca.

Të tjera
-
Netanyahu thotë se lufta do të vazhdojë derisa të gjitha pjesët e Gazës të jenë nën kontrollin e Izraelit
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se “në fund” Rripi i Gazës – ...
-
E domosdoshme ngritja e Akademisë së Forcave Ajrore të FSK-së
Ngritja e Akademisë së Forcave Ajrore të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ...
-
Pasi Trepça u shpall kampion, ndodhi edhe takimi i shumëpritur: Kurti e Hamza shihen duke biseduar
Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll pas triumfit në “Minat...
-
Rritja e çmimit të energjisë – Dakaj: katër vitet e fundit janë bërë pazare të mëdha me mafinë energjetike
Gazetari Shkëlzen Dakaj, i ftuar në emisionin Debat Plus, ka deklaruar se rri...
-
Ambasadori francez: Na duhet një qeveri llogaridhënëse para Kuvendit, na duhen partnerë
Ambasadori i Francës Olivier Guerot, ka kërkuar që në Kosovë sa më shpejt të ...
-
Dështimi i 19-të për konstituim të Kuvendit, Rohde: Është rekord i keq botëror
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka folur për dështimin e 19-të ...
-
Bie numri i përfituesve të ndihmave sociale
Numri i përfituesve të ndihmave sociale ka rënë në prill të këtij viti, kraha...
-
Osmani në Zvicër e relativizon bllokimin e skenës politike: Shqetësuese, por brenda normave evropiane
Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, nga Zvicra ka thënë të jetë e shqetësuar...
-
Raportuesi Terras kërkon njohjen e Kosovës nga pesëshja evropiane
Një paralajmërim serioz e tha raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian,...
-
Nis një operacion kërkimi në Malet e Sharrit
Një operacion kërkim-shpëtimi ka nisur në Malet e Sharrit. Kështu ka bërë ...
-
Trump takohet me presidentin e Afrikës së Jugut në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbajti një takim me presidentin e Afrikës...
-
Për të 13-të herë dorëzohen në Kushtetuese dosje për kompensim të dëmeve të luftës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një vizit...