Lajme

Konjufca: Ekipi menaxhues prezantoi një Republikë serbe brenda Kosovës, s’ka marrëveshje të shpejtë

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 03 May 2023

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se qëndrimet e ekipit menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të prezantuara në Bruksel kanë qenë tronditëse, pra një republikë serbe brenda Kosovës.

Ai ka akuzuar qeveritë e kaluar për emërimin e këtij ekipi, duke shtuar se ata nuk kanë lidhje me interesat e Kosovës.

Konjufca poashtu ka shtuar se është e pakuptim se si një deputete e Serbisë ta përfaqësoj Kosovën, duke shtuar se ka më shumë se një javë që ka kërkuar shkrimin e tyre, raporton Ekonomia Online.

-Advertisement-

“Sa i përket diskutimeve në Bruksel, gjithçka ishte e pritshme lidhur me atë që ndodhi, pra ekipi menaxhues i cili ishte vendosur prej Qeverive të mëparshme të Kosovës pati një qëndrim vërtet tronditës për ne. Me qenë se atje i prezantoj interesat e Republikës së Serbisë, jo interesat e Republikës së Kosovës. Pra po e shini edhe vetë se çfarë ekipe menaxhuese edhe çfarë institucione kanë vendosur qeveritë e mëparshme. Kanë vendosur zyrtarë të cilët absolutisht nuk kanë lidhje me interesat e Kosovës, bile bile njëra prej tyre me sa dëgjova ishte pas bërë deputete në Parlament të Serbisë dhe ishte deputete e partisë së Aleksandër Vuçiqit”.

“Kështu që nuk patëm ne çka të presim tjetër prej këtij ekipi menaxhues. Ky ekip menaxhues e prezantoi një draft-statut i cili është një Republikë Serbe brenda Kosovës. Kjo natyrisht që është e papranueshme për qeverinë tonë, për institucionet tona, gjithçka do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, çdo zgjidhje që ju jepet përtej kornizave të Kushtetutës është e pavlefshëm dhe mu më pëlqeu shumë dhe jam para këtij akti të Qeverisë për t’i shkarkuar ekipin menaxhues, sepse një grup, një ekip i cili përfaqëson interesat e Aleksandër Vuçiqit e jo interesat e popullit tonë. Nuk ka çka të kërkoj në pozicione zyrtare edhe nuk ka se si të përfaqësoj popullin edhe qytetarët e Kosovës. Ata e përfaqësuan Serbinë ditën e djeshme, unë kam pas bërë thirrje para një jave që ky ekip të shkarkohet”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera