Konjufca e futi në arkivol dialogun me Serbinë, por Bislimi po përgatitet për takimin e radhës me Petkoviqin
Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 09 September 2024
Ndërsa shpejt pritet të ketë një takim në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, kryeparlamentari beson se ai proces ndodhet në një qorrsokak nga i cili tha se nuk sheh shumë rrugëdalje. Glauk Konjufca pohoi se dialogu në formatin “qysh ka qenë prej vitit 2011” ka vdekur dhe kërkoi “një drejtim të ri”. Por kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi së shpejti pritet të takohet me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq në Bruksel për ta vazhduar dialogun. Ai u mor vesh me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak edhe për datën e atij takimi.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca e konsideroi të vdekur dialogun e Kosovës me Serbinë, ndërsa tha se rezultatet e hetimeve për sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit tregojnë se Beogradi qëndron pas tij.
“Dialogu ndodhet tërësisht në një qorrsokak prej të cilit nuk po shoh shumë rrugëdalje”, tha ai në një konferencë për media pas një mbledhjeje të sotme të Kryesisë së Kuvendit.
“Këtij qorrsokaku para se gjithash i ka kontribuar Serbia me veprimet e veta. Unë mendoj që dialogu në formatin qysh ka qenë prej vitit 2011 e ka pasur arkivolin më 24 shtator të vitit të kaluar, me sulmin terrorist në Banjskë, sepse informatat të cilat i posedon bashkësia ndërkombëtare, edhe institucionet tona të sigurisë, përfshirë edhe inteligjencën, tregojnë qartë që ky grup i madh kriminal prej qindra personave, e ka pasur mbështetjen drejtpërdrejt prej shtetit serb”, tha Konjufca.
Ai tha se grupit të paramilitarëve “i është ofruar logjistika dhe krejt mbështetja shtetërore, duke i përfshirë edhe poligonet ushtarake”.
“Pikërisht për këtë arsye”, ai tha se “është shkatërruar edhe minimumi i mirëbesimit që kërkohet ta ketë një proces i negociatave që të mund të vazhdojë normalisht”.
“Ajo që ndodhi në Banjskë ishte gozhda e fundit ndoshta në arkivolin e dialogut të Brukselit, sa i përket dialogut i cili kishte filluar në vitin 2011. Kështu që, i takon bashkësisë ndërkombëtare të jetë shumë më e përcaktuar se çka po dëshiron. Nëse dëshiron palë të barabarta në dialog, si dy shtete, nëse dëshiron dhe ende mendon që principi i Marrëveshjes së Ohrit që palët të funksionojnë si shtete sovrane të kombeve të bashkuara, ashtu siç shkruan, nëse bashkësia ndërkombëtare e ndan mendjen që të ecet në këtë rrugë, Kosova është e gatshme”, tha Konjufca.
Kryeparlamentari tha se nuk pa “asnjë reagim nga ana e Brukselit, as nga bashkësia ndërkombëtare”, pasi tha se Serbia i mbylli pikat kufitare me Kosovën.
“Pra, ne jemi të vetëdijshëm dhe kjo është e qartë që bashkësia ndërkombëtare është e njëanshme në realcionet mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Konjufca.
Kryeparlamentari tha se “për këtë arsye duhet një drejtim i ri”.
Por zëvendëskryeministri Besnik Bislimi po bëhet gati për një takim me Petar Petkoviqin në nivel kryenegociatorësh. Ai madje u mor vesh edhe për datën në një takim me të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, i cili ishte të premten në Prishtinë.
“Jemi marrë vesh për një datë për takim, por nuk dua ta bëj të ditur”, tha ndërmjetësuesi europian.
Lajçak tha se me Bislimin foli për “agjendën e takimit të ardhshëm të kryenegociatorëve dhe qasjet se si të trajtohen disa nga çështjet aktuale, si dhe hapat e ardhshëm drejt zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt Normalizimit”.
Diskutimet e Bislimit me Lajçakun, siç tha Zyra e Kryeministrit, u përqendruan te “rruga përpara me planin e sekuencimit të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit”.
Bislimi shprehu përkushtimin për t’u ulur në dialog me palën serbe.
“Ai nënvizoi se Qeveria së Republikës së Kosovës në vazhdimësi është angazhuar si palë konstruktive në dialog. Si e tillë ajo mbetet e përkushtuar për zbatim të plotë e të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit dhe e bindur që nënshkrimi i saj është garanca e duhur dhe nevojshme për zbatimin e plotë nga Serbia dhe llogaridhënien për shkeljet e vazhdueshme prej saj”, u tha atë ditë në një komunikatë të lëshuar nga ZKM-ja.
Lajçak ka paralajmëruar se do të shkojë edhe në Serbi.
Kryeministri serb Millosh Vuçeviq tha sot se mendon se takimi në Bruksel do të ndodhë “shumë shpejt”.
Të tjera
-
Edi Rama jep detaje të reja të mbylljes së TikTokut në Shqipëri
ryeministri Edi Rama është shprehur se rrjeti social TikTok do të mbyllet për...
-
Hapet konkurs i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe farmacistët
Janë hapur 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe fa...
-
Shqipëria mbyll TikTokun
Qeveria shqiptare ka vendosur ta bllokojë platformën TikTok në Shqipëri, ka t...
-
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është më e pakta
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka deklaruar se rritja e pen...
-
Radio Evropa e Lirë për Kurti 2: Qeverisje me duar jo edhe aq të pastra
Me premtimin se do ta luftojë korrupsionin dhe do të udhëheqë me duar të past...
-
Kurti ngushëllon për viktimat e sulmit në Gjermani: Populli i Kosovës solidarizohet me ju
Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me...
-
Vajton Vuçiq: Nuk e kuptoj dhe askush s’ma ka shpjeguar pse trupat ruse u larguan nga Kosova?
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë në televizionin ser...
-
Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti s’e la asnjë shenjë pozitive për katër vite, dobët, shumë dobët
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Ku...
-
Reuters: Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin që hyri me veturë në tregun e Krishtlindjeve
Një 50- vjeçar me origjine nga Arabia Saudite me profesion doktor I cili ndod...
-
Psikiatër, ateist, urrente islamin dhe mendonte ta shpëtonte Gjermaninë – Ky është profili i sulmuesit në Gjermani
Sipas informacioneve të para, Taleb A., i dyshuari i arrestuar për sulmin në ...
-
Policia e Kosovës parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra nga Serbia
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se më 20 dhj...
-
Hynë ilegalisht në Kosovë, pesë shtetasit e Serbisë shoqërohen në Polici
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia policore kanë ndaluar një veturë...