Lajme

Kongresisti amerikan: Investimi i SHBA-ve është votë besimi për të ardhmen e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 28 July 2022

Gjatë ditës së djeshme është nënshkruar marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçari në vlerë mbi 200 milionë dollarëshe.

Ndërsa sot kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar këtë marrëveshje në seancën parlamentare.

Mes shumë reagimeve për këtë marrëveshje, ka reaguar edhe kongresisti amerikan Ritchie Torres.

-Advertisement-

Torres ka thënë se ky investim amerikan është një votë besimi për të ardhmen e Kosovës.

“Urime Kosovës për sigurimin e një granti prej 202 milionë dollarësh MCC, themeluar nga Kongresi. Investimi amerikan është një votë besimi për të ardhmen e Kosovës si një demokraci e pavarur dhe e gjallë”, ka thënë Torres.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera