Lajme

Kongresi i socialistve, “Borrell e duartrokiti ngrohtësisht fjalimin e Kurtit”

Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 26 November 2022

Pas përplasjes që pati me kryediplomatin europian, Josep Borrell, kryeministrit Albin Kurti i rastisi një tubim i përbashkët me të në Spanjë për të folur mbi ideologjinë e përbashkët socialiste.

Kurti, që tha se BE-në e kritikon por që s’hidhërohet me të, del që u “duartrokit ngrohtësisht” nga Borrelli pasi mbajti një fjalim ku kryefjalë kishte filozofin gjerman, Immanuel Kant, e ku kritikoi Serbinë për autoritarizëm.

Të paktën kështu thotë vartësi i tij, ministri i Kulturës Hajrulla Çeku, i cili në Facebook foli për vizitën e Kurtit atje.

-Advertisement-

“Vizitë e shkëlqyeshme e Kryeministrit Albin Kurti në Spanjë. Përveç pjesëmarrjes në Kongresin e Internacionales Socialiste dhe fjalimit të tij që u duartrokit ngrohtësisht edhe nga Josep Borrell, Kryeministri Kurti zhvilloi takime me liderë shtetërorë e partiakë nga Europa dhe bota, përfshirë shtetet që nuk e njohin Kosovën”.

Çeku po ashtu tregoi edhe për takimet që kryeministri Kurti pati atje.

“Ndër shumë, Kryeministri Kurti u takua me Kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, ish Kryeministrin e Greqisë dhe deputetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, George Papandreou, ish Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana dhe Kryetarin e Malit të Zi, Milo Djukanovic”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera